BREAKING NEWS

Listat e hapura/ Kryeministri Rama del live dhe jep qëndrimin e PS (VIDEO)

Listat e hapura/ Kryeministri Rama del live dhe jep qëndrimin e PS (VIDEO)
x

Politike

“Gjykata vendosi në respektim të Kushtetutës”, Isa Mustafa premton një qeveri që nuk shpall dhe nuk krijon armiq

“Gjykata vendosi në respektim të Kushtetutës”, Isa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është shprehur i lumtur që Gjykata Kushtetuese konfirmoi kushtetutshmërinë e dekretit të Presidentit, për dhënien e mandatit Avdullah Hotit për krijimin e qeverisë së re.

Përmes një postimi në “Facebook”, Mustafa shprehu bindjen se LDK-ja dhe partnerët e koalicionit do ta qeverisin me përgjegjësi Kosovën, në respektim të plotë të Kushtetutës dhe të ligjit, të interesave madhore të vendit dhe të çdo qytetari, pavarësisht bindjeve partiake, fetare apo përkatësisë etnike”.

“Marrja e përgjegjësive në këtë kohë të pandemisë, të krizës ekonomike si pasojë e Covid-19, të krizës së marrëdhënieve me partnerët tanë strategjik, SHBA dhe BE, nuk është e lehtë për LDK-në dhe as për Qeverinë e ardhshme. Është një sakrificë për vendin. Një përpjekje legjitime për të stabilizuar rrjedhat politike dhe ekonomike me veprime demokratike”, ka shkruar Mustafa.