BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Politike

Gjyqi me Becchettin, Rama: Ai marifetçiu bashkë me Ilirin dhe Saliun nuk do të marrin asgjë, është në kërkim nga drejtësia e shqiptarëve

Gjyqi me Becchettin, Rama: Ai marifetçiu bashkë me Ilirin dhe Saliun

Nga Memaliaj, ku po zhvilloi një takim elektoral i shoqëruar nga kandidatët e Qarkut Gjirokastër, Edi Rama foli edhe sa i përket gjyqit me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti. Rama tha se ai nuk do të marrë asgjë nga paratë e shqiptarëve. Sipas kryeministrit ky i fundit është në kërkim nga drejtësia shqiptare. “Ai marifetçiu bashkë me Ilirin dhe Saliun do të marrin atë që nuk thuhet, atë që ngelet dhe nuk hahet. Ai marifetçiu i paskrupullt kërkohet nga drejtësia e shqiptarëve dhe nuk do të marrë asgjë nga paratë e shqiptarëve”, tha kryeministri. Ndër të tjera, ai përmendi edhe investimet që ka bërë qeveria e tij gjatë këtyre tetë viteve, mes të cilave edhe aeroporti i Kukësit. Rama tha se aeroporti i Kukësit pritet të hapet për pak ditë, ndërsa shtoi se mbase kjo ka qenë arsyeja që shtyu Ilirin dhe Saliun në sulmin e çmendur në aeroportin e Rinasit. “Rruga është shtruar dhe na duhet vetëm të ecim përpara. Për pak ditë hapim aeroportin e Kukësit, mbase dhe hapja e aeroportit të Kukësit ka qenë një nga motivet që shtynë Ilirin dhe Saliun në sulmin e çmendur në aeroportin e Rinasit. Të gjitha këto porta do sjellin njerëz e konsumatorë në vendin tonë. Do ta bëjmë Shqipërinë kampione në Ballkan për eksportet bujqësore, sot e kemi çuar në 400 milionë do ta çojmë në mbi 1 miliard mandatin e tretë. Nuk është për mua mandati i tretë, as për të mbajtur PS në pushtet, por për të mos lënë që Shqipëria të kthehet edhe njëherë mbrapa”, tha Rama. Ndërsa u ndal te potenciali i vendit për turizmin, Rama tha se Tepelena është udhëkryq i madh ku do të kalojnë të gjitha flukset e vizitorëve. Ai u bëri thirrje emigrantëve nga zona që të kthehen dhe të investojnë në fshat, duke i kthyer shtëpitë në bujtina. “Tepelena është një udhëkryq i madh ku do të kalojnë të gjitha flukset e vizitorëve për të eksploruar mrekullitë e natyrës dhe për të shijuar traditat. Rruga që tani është realitet që lidh Labërinë lart me detin poshtë, mbyll një histori të gjatë largësie dhe krijon kushtet për zhvillim krejt tjetër, ashtu sikurse Tepelena do të bëhet pikë referimi për shumëkënd që do të vijë poshtë gjatë sezonit të verës. U them të gjithë emigrantëve që të kthejnë sytë nga rrënjët, nga fshati i tyre, të investojnë pa frikë kursimet e tyre për t’i kthyer ato shtëpi në bujtina, për të investuar në turizëm”, tha ai.

Më të lexuarat