BREAKING NEWS

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!
x

Politike

Gjyqi për lobimet ruse në SHBA, Fatmira Hajdari merr vendimin e rëndësishëm për Lulzim Bashën, Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin

Gjyqi për lobimet ruse në SHBA, Fatmira Hajdari merr vendimin e

Nisur nga situata e krijuar nga përhapja e koronavirusit edhe në vendin tonë. Gjykata e Tiranës ka vendosur të shtyjë seancën për kreu e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish-sekretarit të Përgjithshëm Arben Ristanit dhe financierit Ilir Dervishi.

Gjyqtarja Fatmira Hajdari vendosi të shtyjë seancën në datën 9 prill, atëherë kur parashikohet një qetësim të situatës nga koronavirusi.

I pranishëm në seancë ishte vetëm Arben Ristan, e ndërsa Basha dhe Dervishi përfaqësoheshin nga avokati.

Kreu i PD, Lulzim Basha dhe dy zyrtarë të tjerë të PD, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi akuzohen për pastrim parash dhe falsifikim dokumentash, në lidhjen me financimet e lobimit rus për zgjedhjet e 2017.