Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gjyqtari Admir Thanza drejt shkarkimit, i dënuar në Itali për vjedhje, probleme me dupleksin në Gjirin e Lalzit, apartamentin në Shkodër dhe garazhin

Postuar: 11/07/2018 - 09:48

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pritet të shtojë numrin e personave që janë shkarkuar nga sistemi i drejtësisë për shkak të problemeve që kanë pasur me pasurinë, aftësitë profesionale apo edhe me integritetin e figurës. Sipas të gjitha gjasave, gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza do të jetë “kurbani” i radhës, pasi nga gjetjet e KPK nuk janë të pakta problemet për të. Ditën e djeshme u zhvillua seanca dëgjimore për të, ku trupa gjykuese lexoi raportet e ILDKP, DSIK dhe KLD si edhe rezultatet e hetimeve të kryera nga komisioni i vetingut. Si asnjëherë më parë, që të trija këto institucione kishin sjellë raport negativ për subjektin e rivlerësimit. Ai kishte probleme me deklarimin e pasurisë, me profesionalizmin dhe me figurën, por ajo ç’ka e “ndezi” seancën e djeshme ishte dënimi i Thanzës në Itali për vjedhje. Kjo vepër penale ishte zbuluar nga vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM. Në formularin e dekriminalizimit, të firmosur prej gjyqtarit të lartë Admir Thanza, ai vetëdeklarohet i padënuar. Por Admir Thanza është dënuar për vjedhje me 40 ditë burg e 100 mijë lireta gjobë për akuzën e vjedhjes në bashkëpunim. “Subjekti ka folur për një hetim për korrupsion aktiv ose pasiv. Ky hetim është pushuar dhe subjekti i rivlerësimit ka mohuar të ketë qenë ndonjëherë i hetuar, i ndaluar apo i dënuar brenda dhe jashtë vendit. Edhe në formularin e dekriminalizimit mohohet të ketë qenë ndonjëherë i arrestuar, i ndaluar, etj. Nga dokumentet e KPK, si gjetje e ONM rezulton se subjekti ka qenë i dënuar në Piza të Italisë në 21 qershor të vitit 1999 me 40 ditë burg dhe gjobë për vjedhje. Rezulton se subjekti ka qenë në dijeni për këtë sepse është arrestuar në flagrancë. Subjekti ka pohuar dënimin, por jo kryerjen e veprës sepse kishte marrë përsipër fajin e dikujt tjetër”, tha trupa gjykuese. Admir Thanza , kishte harruar të përmendte në formularin e dekriminalizimit edhe detaje të tjera. Ai ka qenë nën hetim për dyshimet e korrupsionit, një çështje e pushuar për mungesë provash e faktesh.

Probleme edhe me pasurinë

Admir Thanza u kryqëzua edhe për komponentin e pasurive të konsideruara si te pajustifikuara e të fshehura. Trupa e vetingut renditi ditën e djeshme të gjitha pasuritë e tij, së bashku me problemet që e shoqëronin. “Pasuritë janë si më poshtë: apartament banimi në rrugën “Zogu i Parë” Shkodër blerë në 2000 me çmim 1.2 milionë leke. Për këtë apartament ka një anomali sepse në deklaratën e vitit 2003 ka dy faqe A4 me informacione të ndryshme. Vlera e apartamentit e deklaruar nga Thanza nuk përputhet me çmimin e kontratës së shit-blerjes që është 1.2 milionë lekë, ndërsa gjyqtari e ka deklaruar sikur është blerë 3 milionë lekë. Apartament në rrugën “Komuna e Parisit”, Tiranë: në deklaratën e 2003 bashkëshortja e subjektit ka deklaruar këtë apartament si pasuri të vetën me vlerë 4 milionë leke, por është një vlerë shumë më e ulët se e tregut. Apartament dupleks në Lalëz në Durrës: blerë nga Thanza në 2012 me një sipërfaqe prej 99.55 metra katrorë, ndërsa në veting është deklaruar me një sipërfaqe prej 38.31 metra katrorë. Ka mospërputhje mes deklaratës veting, deklaratës së vitit 2012 dhe kontratës së sipërmarrjes”, deklaroi trupa gjykuese. Po ashtu Thanza nuk kishte deklaruar në deklaratën veting një garazh ndodhur tek Komuna e Parisit. Një tjetër pikë problematike e gjyqtarit ishte edhe tema e dhuratave apo e favoreve. Ai kishte deklaruar se nuk kishte pranuar kurrë dhurata për të bërë favore pastaj në gjyqe, por nga verifikimet e KPK rezultoi se shoqëria “Curri shpk” u kishte dhuruar një garazh disa personave, mes të cilëve edhe Admir Thanza, i cili zotëronte 25% të pasurisë. “Kjo shoqëri është si palë në një çështje të regjistruar në vitin 2016 dhe në një tjetër në vitin 2017 ku Admir Thanza ishte relator i çështjes. Rezulton se ka mospërputhje mes përgjigjeve të subjektit dhe informacioneve të marra nga Gjykata e Lartë. Nuk është pohuar ekzistenca e një kontrate dhurimi. Subjekti ka mohuar se ka marrë një vendim pak ditë më parë ku palë ishte shoqëria “Curri shpk””, shpjegoi trupa gjykuese. Sakaq, DSIK kishte konstatuar lidhje të papërshtatshme me individë të inkriminuarë të subjektit, por KPK tha se ky konstatim ishte i paprovuar, ndërsa në raportin e KLD thuhej se gjyqtari ka patur mangësi për të administruar dosjet./ Mimoza Ibra

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/07/2018 - 23:38

 Ka reaguar për herë të parë kreu i PD-së së Gramshit, Elmas Haruni, pas ndalimit të djeshëm pa asnjë arsye, nga policia.

Postuar: 21/07/2018 - 22:46

Ish – Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një postim në profilin e tij në “faceboo

Postuar: 21/07/2018 - 19:54

Pas shumë kohësh, është rihapur shtëpia e pushimit në Velipojë, ku do të kalojnë pushimet fëmijët

Postuar: 21/07/2018 - 18:47

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, ku ka akuzuar kryeprok

Postuar: 21/07/2018 - 18:12

 Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka shpjeguar me detaje se çfarë ka ndodhur me dëftesat

Postuar: 21/07/2018 - 18:03

Gjykata e Lartë ka regjistruar shqyrtimin e animimit që ka bërë Prokuroria e Krimeve të Rënda, që

Postuar: 21/07/2018 - 17:58

 Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla, e ftuar në emisionin “Kjo Javë&rdq