Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Goditja e informalitetit/ Ministrja Denaj me dorë të fortë, paralajmëron se do nxjerrë emra konkretë të kompanive: Jemi duke përfunduar procesverbalet!

Postuar: 19/08/2019 - 17:13

Ministrja e Financave Anila Denaj ka paralajmëruar se javën tjetër do të ketë emra konkretë të kompanive, të cilat nuk kanë shlyer detyrimet e tyre dhe numrin e inspektorëve doganorë që do të shkojnë për masa disiplinore, pasi nuk kanë kryer detyrën e tyre.

Gjatë fjalës së saj Denaj tha se ky proces nuk mund të shkojë vetëm me gjobitje të bizneseve për të cilat ka parregullsi,  por sigurisht edhe për ata inspektorë që në vite kanë lejuar të bëhen nga këto  parregullsi.

“Takimi ynë i radhës do jetë javën e ardhshme. Drejtori e përmendi që ne jemi duke përfunduar dhe këtë javë kontrollin në të gjitha pikat doganore, jemi duke përfunduar gjithë procesverbalet. Do të flasim javës tjetër me shifra dhe me emra kompanish dhe me numër inspektorësh të cilët do të shkojnë për masa disiplinore pasi mendojmë se ky proces nuk mund të shkojë vetëm me gjobitje të bizneseve për të cilat ka parregullsi por sigurisht edhe për ata inspektorë që në vite kanë lejuar që këto parregullsi të mos evidentohen dhe të mos krijojnë këtë ngërç operacional, i cili sot është fokusuar totalisht për të gjithë ne. Nga ana tjetër është një vëmendje që na tregon se ka shumë gjëra për të përmirësuar brenda administratës sonë dhe jemi duke punuar paralelisht edhe për të përmirësuar administratën doganore në veçanti”, theksoi ministrja Denaj.

Javët e fundit po zhvillohen një serë aksionesh, lidhur me informalitetin në vend. Në kryeqytet dhe jo vetëm janë mbyllur shumë biznese, mes tyre janë goditur edhe “gjigandë” si Rogner dhe Taiëani. Po ashtu u mbyll dhe Havana, por pas vendimit të gjykatës bizneset vijojnë të jenë të hapura dhe kanë paguar vetëm gjobën.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/09/2019 - 23:24

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka deklaruar se hyrja e Shqipërisë në BE është në interesin e të gjithë Evropës.

Postuar: 17/09/2019 - 23:14

Ish-deputeti i LSI Përparim Spahiu i pyetur nëse Lëvizja Socialiste për Integrim shkon në zgjedhj

Postuar: 17/09/2019 - 22:57

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë një interviste  në A2 C

Postuar: 17/09/2019 - 22:50

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dha alarmin se në vitet e ardhshme tregu

Postuar: 17/09/2019 - 22:32

Deputeti opozitar Ralf Gjoni u shpreh se nëse nuk fiton betejën për ndryshimin e sistemit zg

Postuar: 17/09/2019 - 22:23

Ndërsa në korridoret politike janë shtuar zërat për një marrëveshje të re Rama-Basha, presidenti