Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Grabitja në Rinas, Rama e thotë hapur: Ministrat shkelën urdhrin e Xhafajt

Postuar: 15/04/2019 - 17:31

Edhe pa ka kaluar thuajse një javë nga grabitja e Rinasit, duket se ende asgjë nuk është zgjidhur. Ish-deputeti i LSI-së Luan Rama, i cili teksa e vlerësoj ngjarjen si të rëndë vuri në dukje shpërdorimin e detyrës, si edhe shkeljen e Kushtetutës me aktivizimin e ushtrisë.

“Është padyshim një ngjarje shumë e rëndë. Një nga sfidat më të mëdha krimi i ka bërë institucioneve. Ngjarja në një prej institucioneve që duhej të ishte më e sigurta, siç është pista e aeroportit. Ngjarja që ka ndodhur ka nxjerrë zbuluar të gjitha institucionet e sigurisë shqiptare. Nuk ka një analizë. Duhej të ishte reaguar menjëherë në mënyrë alarmante sapo ndodhi ngjarja. Në 15:30 duhej të ishte mbledhur Këshilli i Ministrave, e të analizonte në çdo gërmë të akteve ligjore e nënligjore, të gjithçkaje që cedoj në atë situatë. Ka një urdhër të Xhafaj që nuk është zbatuar. Kushdo që nuk ka vepruar apo zbatuar atë urdhër në rastin më të moderuar të Kodit Penal jemi përballë shpërdorimit të detyrës. Prania e ushtrisë në operacione që kanë të bëjnë me sigurimin e rendit publik është në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e vendit, në Kundërshtim me Komandën e Ushtrisë. Urdhri i paligjshëm, sepse nuk urdhëron ministrja. Ministria e Brendshme duhet të bënte kërkesë për pamundësi për të garantuar rendin. E pas verifikimit, me një vendim të Këshillit të Ministrave e me urdhër të të dy ministrave duhej të ishte vënë në lëvizje ushtria”, u shpreh Luan Rama.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/08/2019 - 12:20

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dhënë mesazhe të forta sot, teksa kujton Ditën Europiane të Kujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit, “dy ideologjive shkatërrimtare të shekullit të kaluar, që shkaktua

Postuar: 23/08/2019 - 12:08

Nisur nga transferimi në Dibër i dosjes 184, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani nëpërmjet një

Postuar: 23/08/2019 - 11:46

Partia Demokratike ka hedhur sot sërish akuza për kryebashkiakun e ri të Vorës, Agim Kajmakun.

Postuar: 23/08/2019 - 11:03

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, përshëndet besimtarët bektashinj në ditët e pelegrinazhit të ty

Postuar: 23/08/2019 - 10:07

Ndërsa vendi ndodhet në krizë politike dhe partnerët tanë amerikanë po japin ndihmën e tyre në kr

Postuar: 23/08/2019 - 09:23

Hetimet mbi dyshimet për manipulim dhe blerje të votave gjatë zgjedhjeve të pjesshme vendore në D