Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gramoz Ruçi kërkon analizën e punës së ministrave të PS para Kongresit, shtohet presioni mbi Ramën për ndryshime në qeveri

Gramoz Ruçi kërkon analizën e punës së ministrave të PS para Kongresit, shtohet presioni mbi Ramën për ndryshime në qeveri

Postuar: 12/11/2015 - 11:00

Ditë të vështira për qeverinë "Rama". Presioni mbi minis trat e kabinetit "Rama", për të ndjekur rrugën e Nasip Naços, është i trefishtë. Së pari, vendimi i Ilir Metës, duke sfiduar kokëfortësinë e Edi Ramës, me anë të zëvendësimit të Nasip Naços, i bën më të brishta pozitat e të gjithë ministrave. Së dyti, vetë kryeministri Edi Rama, publikisht dhe në mënyrë të nëndheshme, ushtron presion të vazhdueshëm mbi anëtarët e kabinetit qeveritar. Por, nëse ndaj letrave dhe kritikave të Ramës tashmë janë bërë imun, ministrat e kabinetit qeveritar janë para një rreziku të tij, i cili mund t'u rezervojë fatin e Naços. Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, sipas burimeve, ka kërkuar një analizë të hollësishme të punës së secilit ministër, sikundër po analizohet performanca dhe rezultati i çdo funksionari partie. Gramoz Ruçi, në emër të grupit parlamentar socialist, ka kërkuar që procesi i rifreskimit dhe i analizës në parti, të përfshijë edhe ekzekutivin dhe të gjitha degët e tij.

Duke e parë qeverinë si pjesë të problemit dhe përgjegjësisë për rezultatin në zgjedhjet e fundit lokale, Ruçi më- sohet se ka kërkuar që anëtarët e kabinetit qeveritar dhe drejtorët t'i nënshtrohen një procesi llogaridhënie dhe analize. E pritur në heshtje nga Edi Rama, kërkesa e Ruçit është për gjithëpërfshirje, pra duke mos e ndarë punën e qeverisë me atë të funksionarëve partiakë. E lexuar ndryshe, kjo kërkesë është një thirrje e hapur për të ndryshuar sa më parë disa anëtarë të kabinetit qeveritar, me performancë të dobët dhe të ekspozuar ndaj korrupsionit. Pavarësisht gjuhës së drunjtë dhe të kujdesshme në daljet publike, Gramoz Ruçi duket se i përket shumicës së deputetëve socialistë, jo vetëm të pakënaqur, por të shqetë- suar nga performanca e qeverisë "Rama". Por, çfarë kërkojnë konkretisht deputetët dhe çfarë nënkupton procesi i analizës? Sipas burimeve, grupi parlamentar kërkon një analizë për çdo degë të qeverisë dhe rikonfirmim ose jo të ministrave përkatës. Pra, nëse ka një regres dhe degradim në sektorin e shëndetë- sisë, Ilir Beqaj nuk do ta merrte besimin për të vijuar pjesën tjetër të mandatit si ministër i Shëndetësisë.

Dilema e Ramës

Kryeministri Edi Rama po e kapërdin në heshtje presionin në rritje të grupit parlamentar socialist për një analizë të punës së qeverisë. Një refuzim i hapur i kërkesës së Gramoz Ruçit, mund të shkaktonte përplasje dhe për pasojë edhe rënien e qeverisë. Nga ana tjetër, analiza e performancës së anëtarëve të kabinetit qeveritar, mund të prodhonte largimin e gjysmës së tyre. Disa ditë më parë, nga Korça, kryeministri Rama u përpoq të bënte një bilanc të punëve të qeverisë në dy vitet e para të mandatit, por kjo lëvizje vetëm sa e ka thelluar hendekun mes grupit parlamentar socialist dhe ekzekutivit.  Adriatik DOÇI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 05/12/2019 - 15:44

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje opozitës parlamentare të mbajë me nder karrigen në Parlament dhe të mos bëhet si opozita jashtë, që sipas tij, thotë vetëm “vjedhje, vjedhje”.

Postuar: 05/12/2019 - 15:36

Kryetari i PD Lulzim Basha ka vizituar banorët e prekur nga tërmeti në Lezhë.

Postuar: 05/12/2019 - 15:35

Nga foltorja e Kuvendit Rama shpalosi para deputetëve edhe njëherë planin si do të bëhen lagjet e

Postuar: 05/12/2019 - 15:24

Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, Edi Rama u ndal edhe tek rastet e  vjedhjes së ndihm

Postuar: 05/12/2019 - 15:13

Kryeministri Edi Rama në foltoren e Kuvendit, ku po diskutohet pr/buxheti i vitit 2020 tha se rrë

Postuar: 05/12/2019 - 14:37

Kryeministri Edi Rama së bashku me komisionerin e BE Janez Lenarčič, ishin sot në Vorë ku inspekt