Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gramoz Ruçi mbledhje me krerët e grupeve parlamentare, ja çfarë po diskutohet

Postuar: 13/09/2017 - 18:48

Në një takim me dyer të mbyllura kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka thirrur krerët e grupeve parlamentare të 3 forcave politike në vend. Në takimin janë thirrur kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla si dhe kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho.

Burimet thonë se në takim pritet të vendoset për seancën e ardhshme parlamentare, si dhe do diskutohet përbërja dhe ndarja e  komisioneve të përhershme parlamentare të Kuvendit. Kujtojmë se LSI dhe PD kanë bërë publike emrat e komisioneve që do drejtojnë, ndërsa PS pritet ti bëjë publike nesër, ku në orën 9:00 do mbledhë kryesinë kurse në orën 8:30 do ketë mbledhje grupi. Emrat e propozuar pritet t’i kalojnë seancës për miratim.

Kryetarja Monika Kryemadhi pritet të jetë anëtare ne komisionin e jashtëm, ndërkohë qe kryetari i grupit parlamentar Petrit Vasili do te jete ne krye te komisionit te shëndetësisë, ku do te marrin pjese edhe Floida Kerpaci dhe Vangjel Tavo. Edmond Haxhinasto dhe Përparim Spahiu, Gledion Rehovica në komisionin e Ekonomisë, Endrit Brahimllari pjesë e komisionit të Sigurisë, Lefter Koka, Robert Bitri, Agron Çela dhe Edmond Panariti në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese. Nasip Naço në komisionin e Ligjeve, Shezai Rrokaj dhe Kejdi Mehmetaj caktohen te komisioni i Arsimit.

PD do drejtojë Komisionin e Integrimit me në krye Genc Pollon,  Komisioni për mediat do drejtohet nga Albana Vokshi. Flamur Noka nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, Eduard Halimi nënkryetar i Komisionit të Ligjeve, Tritan Shehu nënkryetar i Komisionit të Jashtëm, Jorida Tabaku nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë, Florion Mima nënkryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2017 - 22:06

Shqipëria dhe Gjermania kanë firmosur marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të kontributeve shoqërore.

Marrëveshja me përfaqësuesen gjermane u firmos nga ambasadori shqiptar në Berlin, Artur Kuko.

Postuar: 19/09/2017 - 21:48

Eurodeputeti Knut Fleckenstein, njëkohësisht reporter për Shqipërinë në Parlamentin Europian, thotë se Shqipëria nuk rrezikon rikthimin e regjimit të vizave me zonën Shenge

Postuar: 19/09/2017 - 21:41

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstien është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” përballë gazetarit Sokol Balla për të folur për si

Postuar: 19/09/2017 - 21:32

Një incident ndodhi mbrëmjen e djeshme në Elbasan ku një makinë luksoze "Audi A8" e blinduar goditi një automjet të policisë.

Postuar: 19/09/2017 - 20:54

Presidenti i Rajonit të Abruzzo-s, Itali, Luciano D’Alfonso zhvilloi një vizitë pune në Tiranë me ftesë të Kryetarit të Qarkut dhe Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Da

Postuar: 19/09/2017 - 20:46

Opozitarët kanë reaguar menjëherë pas vendimit nga ana e Partisë Socialiste për të marrë një vendim bashkë me popullin në lidhje me ligjin e mbetjeve.

Postuar: 19/09/2017 - 20:36

Organet e reja të vettingut pritet të nisin punën në tetor, me dosjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve.