BREAKING NEWS

Sa do bjerë ekonomia pas krizës së COVID-19? Rama i befason të gjithë me përgjigjen e tij

Sa do bjerë ekonomia pas krizës së COVID-19? Rama i befason
x

Politike

Gramoz Ruçi urdhër të prerë, nesër në orën 11:00 mblidhet Konferenca e Kryetarëve

Gramoz Ruçi urdhër të prerë, nesër në orën

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka dhënë urdhër që të zhvillohet ditën e nesërme Konferenca e Kryetarëve. Mësohet se do të mbahet në orën 11:00 në mënyrë online.

Sakaq, bëhet me dije se në qendër të diskutimeve do të jetë dy pika themelore.

E para, miratimi i kalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 30 mars deri në 17 prill të këtij viti.

Ndërsa e dyta, miratimi i grafiku të mbledhjeve të komisioneve  të përhershme parlamentare, për shqyrtimin e akteve normative me fuqinë e ligjit, me anë të mjeteve të komunikimit elektronik.