Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Politike

“Gratë e partisë e duan dhe e mbështesin shumë njëra-tjetrën”/ Evis Kushi mori postin e ministres së Arsimit, ish-zv.ministrja e PS kap detajin dhe shpërthen në akuza

“Gratë e partisë e duan dhe e mbështesin shumë

Pas largimit të Besa Shahnit vendin e saj si ministre Arsimi e zuri, deputetja e Elbasanit, Evis Kushi.

Një ditë pas këtij emërimi ka reaguar ish-zv.ministrja socialiste Irena Beqiraj. Ajo ka kapur detajin që dje gratë e PS nuk e ka uruar Evis Kushin për postin e saj të ri.

Për Beqirajn, ky është një tregues i mbështetjes dhe dashurisë që kanë ato për njëra-tjetrën.

“Gratë e partisë, e duan edhe e mbeshtësin njëra tjetrën !

Sot vendosa të bëj një kerkim të vogël, mbi mbeshtetjen publike që gratë e partisë i kishin bërë koleges së tyre Evis Kushi, për detyrën e re të ministres së Arsimit.

Gjeta vetëm tre nga deputete, të cilat kishin uruar edhe mbështetur kolegen e tyre .

ASNJË nga gratë ministre, të cilat do të jenë ne një ekip me të, nuk kishte përshëndetur ardhjen e Evisit ne skuader, Asnje ! Cfarë sinergjie, cfarë ekipi ?

Vura re që Grate e partise ( të cilat kam kohe që nuk i ndjek nëFB) padyshim në profilet e tyre ndanin adhurimin pa kushte per Liderin .

Prandaj kuotat e dhuruara edhe mbrojtura nga burrat ne politike bëhen të domosdoshme:

"Se ne e duam edhe e mbeshtesim shume njëra tjetrën"”, përmbyll ironikisht Beqiraj.