BREAKING NEWS

“Tërmet” në Policinë e Shtetit, bie banda e “SKY”, ja si do zëvendësohet kupola, shefat e komisariateve dhe drejtorët e drejtorive, gati 600 fytyra të reja në krye të rendit

“Tërmet” në Policinë e Shtetit, bie banda e
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Ngjelës: Ja pse kryeministri Rama nuk jep dorëheqjen pas të gjitha arrestimeve në qeverinë e tij dhe arsyeja që mund të ketë detyruar gjykatësen të çojë në arrest shtëpie Jamarbër Malltezin

“Bomba” e Spartak Ngjelës: Ja pse kryeministri Rama nuk jep
x
BREAKING NEWS

Trondit Idajet Beqiri: Ilirjana Olldashi që liroi Jamarbër Malltezin nga burgu është kushërira e parë e Ilir Metës, ja njerëzit e ish-presidentit brenda drejtësisë dhe kush është besniku i Sali Berishës që rrezikon të prangoset

Trondit Idajet Beqiri: Ilirjana Olldashi që liroi Jamarbër Malltezin
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia tregon tmerrin që po përjeton Ilir Meta nga dëshmitarët për dosjen “CEZ-DIA”, ja skema që po përdor bashkë me Sali Berishën për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Ilir Demalia tregon tmerrin që po përjeton Ilir Meta nga
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj pse prokurorët po hezitojnë të marrin vendimin për të çuar në burg Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin, ja praktika gjyqësore që i fundos, çfarë pritet të ndodhë në Gjykatën e Lartë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj pse prokurorët po hezitojnë të marrin
x
BREAKING NEWS

Nga “Gërdeci” dhe vdekja e Trebickës, te firmat piramidale dhe zhvarrimi i kufomës së biznesmenit të njohur, Geri Kokalari thirrje SPAK të hetojë Berishën, ja disa nga krimet ku është përfshirë ish-kryeministri

Nga “Gërdeci” dhe vdekja e Trebickës, te firmat piramidale
x
BREAKING NEWS

Ja provat në duart e FBI dhe shërbimeve të huaja sekrete që dëshmojnë se Sali Berisha është vrasësi i padënuar i “21 Janarit”, zbardhen prapaskenat e bujshme

Ja provat në duart e FBI dhe shërbimeve të huaja sekrete që
x
BREAKING NEWS

Kupola e Policisë së Shtetit drejt shkrirjes pas dorëzimit nga Europol të përgjimeve të “EncroChat” dhe “Sky”, Rrumbullaku hap me urgjencë garën për gradat

Kupola e Policisë së Shtetit drejt shkrirjes pas dorëzimit nga
x

Politike

Grenell, fija lidhëse e “Trekëndëshit të Bermudës” që nxjerr zbuluar pazaret me Aleksandër Vuçiçin kundër interesit shqiptar, ja çfarë shkruajnë mediat serbe

Grenell, fija lidhëse e “Trekëndëshit të

Nuk ka fije dyshimi loja anti-shqiptare e kryeministrit Edi Rama, të cilit i ka dalë yndyra e pazareve të tij kundër interesit shqiptar. Çdo ditë mediat serbe konfirmojnë qëndrimin pro ruso-serb të Ramës, i cili nuk kamuflohet, por ka dalë më hapur se kurrë kundër Kosovës dhe lidershipit kosovar, Albin Kurti dhe Vjosa Osmanin, pas veprimit të fundit në Veriun e Kosovës që ishte një provë oksigjeni brenda Serbisë për presidentin Aleksandër Vuçiç që i rrezikonin të ardhmen politike dhe një largim përfundimtar nga shteti serb. Këtë qëndrim të Edi Ramës e ka pasqyruar Richard Grenell, ish-besniku i Donald Trump, i cili njihet si filo-serb dhe rus. Reagimi i tij është publikuar nga media të ndryshme në Beograd, si “Blic”, Tanjug etj. Grenell ka cituar një video të Edi Ramës kundër Kosovës. Ish-i dërguari special i presidentit amerikan për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, ka thënë, duke komentuar intervistën e kryeministrit shqiptar për BBC-në, se edhe Edi Rama fajëson Albin Kurtin për situatën në Kosovë. “Edhe kryeministri shqiptar fajëson Kurtin. Është fatkeqësi për Kosovën”, ka shkruar Grenell në Tëitter së bashku me një video të intervistës së Edi Ramës. Grenell sapo bëri edhe më të qartë lojën-anti shqiptare të Ramës kundër Kosovës dhe në mbështetje personale të interesave të Vuçiçit.

Grenell dhe “Trekëndëshi i Bermundës”

Gazeta shkoi disa ditë më parë, se besniku i Aleksandër Vuçiçit është fija që lidh Ramën-Berishën dhe Metën, ndryshe i identifikuar me termin politik “Trekëndëshi i Bermudës”, bashkë në arenën ndërkombëtare në linjën pro Serbisë dhe Rusisë. "Trekëndëshi i Bermudës" nëse mund t'i referohem përsëri metaforës së përdorur është trekëndëshi që thith gjithçka që duhet për të pasur një vend. Përmirësimi i arsimit, studimit, zhvillimi i konkurrencës dhe jo monopoleve, shanset e të rinjve për punë, të drejtat e pronarëve dhe të përndjekurve janë përthithur nga Rama-Berisha-Meta gjatë gjithë kësaj kohe, duke mos lënë asnjë shans për të ecur përpara. Kjo është në thelb një luftë midis së shkuarës dhe së ardhmes. Ata vazhdojnë të punojnë kundër interesit shqiptar dhe situata në Veri demaskon pazaret e tyre të pista me Vuçiçin dhe Grenell shfaqet si fija lidhëse mes Berishës, ish-presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Lojtari pro-serb, një mbrojtës i fortë i “non gratave”, shihet nga Rama-Meta dhe Berisha si një personazh që do t’i shpëtojë nga ofensiva amerikane, nëse Donald Trump rikthehet në krye të Shtëpisë së Bardhë në zgjedhjet e 2024. Treshja Berisha-Meta-Rama rrethohen nga hije ruso-serbe dhe janë vendosur në shënjestër të amerikanëve. Kryeministri i Shqipërisë para disa ditësh hëngri një drekë para disa ditësh me Grenell. Nga ana tjetër Berisha filloi që verën e kaluar të luftojë me mish e me shpirt që të heqë “non gratën”, ndërsa ish-presidenti Meta po bën çmos që të bllokojë një shpallje person i padëshiruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit në të ardhmen. Mësohet se në lojë Meta dhe ish-lideri demokrat kanë futur Grenellin për të fituar simpatinë e ish-presidentit Donald Trump. Ky i fundit mund të garojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në SHBA.  Lidhja e Berishës dhe Metës me Grenell është forcuar që para disa kohësh. Ata zhvilluan një takim vjet me ish-të dërguarin special të SHBA-së për negociatat e paqes mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajmet e hidhura për Berishën-Ramën dhe Metën

SHBA ditët e fundit ka qenë me e qartë se kurrë për personazhet që duan ta tërhiqnin Shqipërinë në të shkuarën dhe “hija e fundit” zyrtarit të lartë të DASH, Gabriel Escobar nuk e kënaqi elitën politike në vend. Asnjëra palë nuk ka dalë e kënaqur nga vizita e tij, sidomos pas intervistës që dha duke prekur çështjet kryesore që i mendojnë qytetarët, por i anashkalon me koshiencë elita politike këtu. Tre shtyllat kryesore që Escobar foli qartë ishin: korrupsioni në nivelet e larta qeveritare; çështja “non grata” e Berishës dhe ajo e skandalit Rama McGonigal. Rama nuk komentoi asgjë rreth takimit me Gabriel Escobar, madje as zyra e shtypit e kreut të qeverisë nuk nxori asnjë njoftim. Pra të gjitha këto sinjale nga Perëndimi tregojnë se në Shqipëri po “gatuhet” diçka e madhe që do të tronditë politikën, kryesisht treshen Rama-Meta-Berisha.

 

Më të lexuarat