BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me
x
BREAKING NEWS

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga  “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga 
x
BREAKING NEWS

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se të dalë në gjyq për dy çështjet e tij penale, çfarë do të dalë nga goja e ish-agjentit të FBI për kryeministrin Rama, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe deri te bisedat e fshehta...

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se
x
BREAKING NEWS

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë
x

Politike

Grenell, lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, “non gratat” fusin në grup dhe kryeministrin nëpërmjet njeriut të Trump

Grenell, lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, “non

Ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama duket se i kanë varur shpresat tek Richard Grenell dhe rikthimi i Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë për t’i shpëtuar ofensivës amerikane. Sali Berisha ka 32 vite në politikë duke mbajtur poste të rëndësishme si ai i presidentit për pesë vite, kryeministrit për tetë vite dhe kryetarit të Partisë Demokratike, de facto apo de jure, për 32 vjet. Ilir Meta gjithashtu ka qenë president për pesë vite, kryeministër për tre vite, ministër gjashtë vjet dhe kryetar kuvendi katër vite. Edi Rama nga ana tjetër nuk qëndron më larg, teksa është prej 11 vitesh kryeministër, 11 vite kryetar i Bashkisë Tiranë, dy vjet ministër dhe 18 vite kryetar i Partisë Socialiste. Pra janë ata që lëvizin fijet në vendin tonë duke drejtuar si mbretër. Por në prapaskenë, treshja Berisha-Meta-Rama rrethohen nga hije ruso-serbe dhe janë vendosur në shënjestër të amerikanëve. Berisha filloi që verën e kaluar të luftojë me mish e me shpirt që të heqë “non gratën”, ndërsa ish-presidenti Meta po bën çmos që të bllokojë një shpallje person i padëshiruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit në të ardhmen. Mësohet se në lojë Meta dhe ish-lideri demokrat kanë furut ish-ambasadorin amerikan në Gjermani dhe të dërguarin e administratës amerikane në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, diplomatin Richard Grenell për të fituar simpatinë e ish-presidentit Donald Trump. Ky i fundit mund të garojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në SHBA. Lidhja e Berishës dhe Metës me Grenell është forcuar që para disa kohësh. Ata zhvilluan një takim vjet me ish-të dërguarin special të SHBA-së për negociatat e paqes mes Kosovës dhe Serbisë.

Grenell në mbrojtje të “non gratave”

Lojtari i ruso-serbëve, Grenell fajësoi sekretarin e shtetit Antony Bliken, për të cilin la të dyshonte se nuk zotëron prova për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Berisha. Grenell tha se në kohën kur ka qenë drejtor i inteligjencës, i ka kërkuar Blinkenit prova për akuzat ndaj Berishës por nuk ka marrë asnjë përgjigje. “Unë dhe shumë konservatorë të tjerë në Amerikë jemi shumë të shqetësuar me Blinkenin mendojmë se është i politizuar dhe është e trishtë se çfarë i ka bërë departamentit të shtetit. Ai ka thënë shumë herë që ka informacion për Berishën e që do i vendose sanksione, ne i kërkuam prova, i kërkuam DASH këto informacione, unë isha drejtor në detyrë i inteligjencës, u përfshiva shumë me informacionet në lidhje me Ballkanin dhe mendoj se ekipet e Ballkanit në Uashington ishin shumë mirënjohës. Nuk po sugjeroj që nuk ka prova por unë nuk pashë diçka të tillë dhe DASH duhet t’i përgjigjet anëtarëve të kongresit, t’i informojë në rrethana të klasifikuara nëse është kaq informacion kritik por ata nuk kanë reaguar kurrë dhe mendoj se kjo është një akuzë e rëndë”, tha Grenell së fundmi në një intervistë televizive. Kjo deklaratë e tij erdhi pas takimit që zhvilloi me kryeministrin Rama para dy ditësh.  Rama shiti takimin me pensionistin filo-serb Richard Grenell si diçka e një rëndësie të madhe. Megjithatë, pavarësisht takimit dhe futjen në lojë të tij, duhet theksuar fakti se ish-ambasadori Richard Grenell nuk ka asnjë rol në strukturat amerikane. Kjo do të thotë se përpjekjet e Ramës, Metës apo Berishës për ta futur atë “mik” që të mos jenë në syrin e ciklonit të amerikaneve pritet të jetë flluskë sapuni. Madje, fakti se ai është i zhveshur nga postet e ka pohuar vetë Grenell i cili theksoi se pas largimit të Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë është pa asnjë angazhim dhe se është person privat. Të gjithë e dinë se Grenell është përfolur se ka qenë pro ndryshmit të kufijve Kosovë-Serbi dhe akuzohet se është njeri i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Grenell i ka hapur shumë probleme SHBA edhe në vende të tjera, madje ish-shefi i tij Donald Trump është dënuar së fundmi nga drejtësia amerikane

Berisha-Rama-Meta të lidhur bashkë

Pra dita ditës vërtetohet se kjo treshe është bashkë. Edhe gazetari i njohur Ylli Rakipi demaskoi lidhjet e Berishës me Ramën me anë të medieve, teksa ky i fundit i akuzoi si të blera nga kreu i qeverisë. “Çfarë të kanë bërë studiot televizive? Pse nuk del të thuash që Tom Doshi që mund të ketë ndarë para vërtetë, i ka ndarë para filanit, filanit, këtij emisioni, atij emisioni, Edi Rama ka blerë këtë apo atë media?! Asnjëherë nuk e dëgjojmë se kë media konkretisht. I pari ti shkon te mediat e superblera nga Edi Rama, ngrysesh dhe gdhihesh te këto media, përveç medias tënde sigurisht dhe me vështirësi të madhe vjen te media jonë, këtu, për të folur dhe për të dhënë përgjigje për pyetjet që të bëjmë”, u shpreh Rakipi.

Më të lexuarat