BREAKING NEWS

"E shqetësuar për financimet ruse në Ballkan", senatorja amerikane: Shqipëria duhet të vendosë vetë

"E shqetësuar për financimet ruse në Ballkan",
x
BREAKING NEWS

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund "makthi" rus, Von der Leyen jep lajmin fantastik

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund
x
BREAKING NEWS

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë zbulon se çfarë po ndodh në vend

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë
x
BREAKING NEWS

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin paralajmërimin, zbulojnë planet e Putinit për Ballkanin

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet
x
BREAKING NEWS

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha “syri” i Moskës në Tiranë, ja kush është oligarku rus që ka shpërndarë para në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me kreun e “Foltores”

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x

Politike

“Greqia përvesh mëngët dhe rrit për herë të dytë pagën minimale”, deputeti Sula akuza të rënda ndaj Ramës: Qeveria e oligarkëve jep tendera, çdo ditë po shënon një hap...

“Greqia përvesh mëngët dhe rrit për herë të

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, shkuan se në dallim nga qeveria jonë, ajo e Greqisë ka “përveshur mëngët dhe ka lënë pushimet, për të rritur për të tretën herë brenda vitit pagën minimale”.

Sula shkruan se nga ana tjetër, qeveria shqiptare, të cilën e quan “qeveria e oligarkëve”, para se të merrte pushimet u mblodh me urgjencë, duke e bërë “fakt të kryer që jo qytetarëve por klientëve që u jep tendera publik me 99.9% të fondit limit tu jap edhe një llokmë të madhe prej 60 milionë euro shtesë për rritjen e çmimeve”.

Postimi i plotë:

Dallimi mes qeverisë së qytetarëve dhe qeverisë së oligarkëve!

Mediat greke raportojnë se qeveria e vendit të tyre ka lenë pushimet dhe ka përveshur mëngët për të të rritur për të tretën herë brenda vitit pagën minimale. Po ashtu parashikohet të ketë lehtësim nga taksat për biznesin e vogël. Në Shtator thonë mediat greke qeveria atje do të ndryshojë qasjen e saj politike në aspektin ekonomik si përgjigje ndaj situatës se re të krijuar si pasojë e sulmit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë.

Greqia këtë vit ka rritur dy herë pagat, e para u njoftua vitin e kaluar në Korrik dhe hyri në fuqi në Janar të këtij viti. Ishte rreth 2% dhe paga minimale arrinte në 663 euro . Pak muaj më vonë, në Maj, këtë herë ka ndodhur një rritje e re prej 7.5% , duke e çuar pagën minimale aktuale në 713 euro. Stafi financiar thuhet se po kërkon hapësirë ??shtesë fiskale që do të mundësonte një rritje të mëtejshme të pagës bazë në 751 euro, e cila mund t’i ndihmojë qytetarë.

Kjo të dashur qytetarë është qeveria që mendon për qytetarët.

Në Shqipëri situata është krejt ndryshe, krejt e zymtë. Qeveria e oligarkëve para se të merrte pushimet u mblodh me urgjencë, duke e bërë fakt të kryer që jo qytetarëve por klientëve që u jep tendera publik me 99.9% të fondit limit tu jap edhe një llokmë të madhe prej 60 milionë euro shtesë për rritjen e çmimeve. Madje edhe atyre që kishin shkelur afatet e punimeve.

Sigurisht, nuk mund të kishte këtë qasje për pensionistët dhe familjet në nevojë ( se për ata që janë në punë as që e ka në mëndje tu vij në ndihmë). Pensionistët me pension nën 150 mijë lek dhe familjet me ndihmë ekonomike kanë që nga Qershori që nuk e marrin as atë 30 mijë leksh që u jepte qeveria si lëmosh. Për këta ska urgjencë për qeverinë e Sulltanit. Le të presin e le të vetvaren thotë kjo mazhorancë.

Mjafton që uji të shkoj në kanalin e oligarkëve.

Kjo është qeveria jonë. Kjo është qeveria që çdo ditë shënon një hap pas.

Si para dhe pas pandemisë Shqipëria paraqitet me numrin më të lartë të familjeve në 9 vendet e Rajonit të Europës Juglindore që nuk kanë mundësi të kursejnë sipas anketës së Bankës Qendrore të Austrisë të vjeshtës 2021.

Sipas të dhënave e anketës, rreth 75 për qind e familjeve në Shqipëri nuk kanë plane për të kursyer pas krizës pandemike. Kjo tendencë mund të thellohet nga çmimet e larta pas luftës në Ukrainë. Por rreth 10 për qind e familjeve në Shqipëri kanë deklaruar se kanë plan të kursejnë më shumë se para pandemisë.