Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Greqia skenar për bllokimin e negociatave për Shqipërinë, paketë me kushte në dhjetor, veto nëse Tirana nuk tërhiqet nga pretendimet

Postuar: 12/11/2016 - 10:39

Greqia do të kthehet në një pengesë për integrimin evropian të Shqipërisë. Pas nxjerrjes së tankeve dhe ushtrisë në kufi, qeveria e Athinës ka nisur të marrë masa për të bllokuar dhe hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë. Publikimi i progres-raportit të mërkurën nga komisioneri Johanes Han ka sjellë reagime të forta në qarqet greke, të cilat nuk janë pajtuar me përcaktimet aty. Nga ana tjetër, mediat kanë nisur sulmet ndaj qeverisë shqiptare, duke thënë se nuk ka dhe nuk do të ketë datë për hapjen e negociatave. Gazeta më e madhe greke “Kathimerini” i kishte kushtuar dje një shkrim të gjerë integrimit të Shqipërisë, ku ka paralajmëruar se Greqia do të kthehet në pengesë. Duke iu referuar burimeve të saj, gazeta ka shkruar se qeveria greke ka nisur të përgatisë një raport për mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Jashtëm në dhjetor, i cili do të vendosë nëse do ketë një datë për hapjen e negociatave apo jo. Sipas gazetës, përfaqësuesit e Greqisë do të dorëzojnë një raport voluminoz ku do të paraqesin një sërë kushtesh në mënyrë që të japin votën e tyre. Mësohet se Greqia do të kërkojë që të zgjidhet një herë e mirë çështja e minoritetit dhe do të kërkojë të ndalen prishjet në Himarë. Po ashtu një tjetër çështje që do ngrihet është ndërtimi i varrezave greke në vendin tonë. Sipas informacioneve, Greqia do kërkojë gatishmëri nga Tirana zyrtare për të zgjidhur dhe çështjen e shelfit kontinental. Nëse nuk merr garanci nga Tirana, atëherë ata do vendosin veton. “Para marrjes së vendimit, Athina është e vendosur të vendosë në tavolinë një sërë çështjesh që duhen zgjidhur, kryesisht mbi qëndrimet e qeverisë shqiptare ndaj minoritetit grek. Kjo me fokus njoftimi për prishjen e ndërtesave të 19 familjeve minoritare në Himarë. Në Athinë vendosja e vetos shihet diçka jo shumë e këndshme, mirëpo sipas burimeve nëse Shqipëria nuk jep prova se dëshiron fqinjësinë e mirë, atëherë ajo do jetë e nevojshme”, shkruan gazeta.

Rreziku nga marrëdhëniet mes dy vendeve

Një sërë gazetash greke kanë mbetur të pakënaqura me atë se çfarë shkruhej në progres-raportin për Shqipërinë. Aty nuk paraqitej asnjë problem sa i takon marrëdhënieve me fqinjët. Por sipas  “Kathimerinit”, nuk ka ende një datë nëse do hapen negociatat dhe në Këshillin e Ministrave Shqipëria do e ketë punën pisk pasi ka shumë elemente që nuk janë plotësuar. “Në raport marrëdhëniet me Greqinë janë cilësuar përgjithësisht si pozitive, kjo dhe pas vizitave në nivele të larta. Aty vihet në dukje fakti se në qershor ministri i Jashtëm Kotzias vizitoi Tiranën, ku thuhet se dy vendet diskutuan për krijimin e një mekanizmi të përbashkët për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe. Burime diplomatike raportojnë se gjithçka do të vendoset në Këshillin e Ministrave të BE që do të mbahet në fillim të dhjetorit. Aty do vendoset nëse do hapen negociatat me Shqipërinë apo jo. Pastaj këto propozime do të diskutohen më vonë në samitin e dhjetorit. Vëzhgues me përvojë kanë thënë se është shumë e vështirë që Shqipëria të marrë një datë për hapjen e negociatave”, shprehet gazeta. Sipas saj, nuk përjashtohet mundësia që të vendosen kushte të tjera ndaj vendit tonë. 

Kliti Topalli

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 16:37

Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko, e cila njëkohësisht është edhe kryetare e Grupit Ndërinstitucional të Punës ka njoftuar se qeveria po bën përgatitjet për hapjen e Kapitullit 24, nëse hapen negociatat me BE-në.

Postuar: 20/07/2019 - 16:17

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka reaguar sa i takon dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pos

Postuar: 20/07/2019 - 15:35

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të hetojë krimin elektoral të 30 qershorit.Opozita ka kal

Postuar: 20/07/2019 - 14:55

Kreu i LDE-së Arian Galdini ka reaguar lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i Kryem

Postuar: 20/07/2019 - 14:51

Pas aktit të dorëheqjes së parevokueshme të Ramush Haradinaj si kryeministër i Kosovës, ka ardhur

Postuar: 20/07/2019 - 14:50

Shkarkimi i Presidentit Ilir Meta duket se nuk do të jetë një proces aspak i lehtë për mazhorancë