BREAKING NEWS

CNN trondit demokratët në SHBA: Ja zgjidhjet ligjore dhe kushtetuese që Trump të qëndrojë në detyrë

CNN trondit demokratët në SHBA: Ja zgjidhjet  ligjore dhe kushtetuese
x

Politike

Greva e naftëtarëve të Ballshit, Kryemadhi i jep zgjidhjen Ramës: Duhen vetëm tre ditë!

Greva e naftëtarëve të Ballshit, Kryemadhi i jep zgjidhjen

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një takim me banorët e Dermenasit në Fier ka treguar një mënyrë se si të zgjidhet problemi i naftëtarëve të Ballshit.

Kryemadhi tha se zgjidhja mund të gjendet shumë lehtë. Ajo u shpreh se  nëse kryeministri Edi Rama dhe qeveria shqiptare, për vetëm tre ditë të mos e merrte taksën e naftës, ky problem do të merrte fund.

Sipas Kryemadhit, çmimi i naftës në Shqipëri është shumë i lartë dhe kjo vetëm për shkak të taksës.

“Sikur vetëm për tre ditë, Rama të mos e marrë taksën e naftës, pasi fiton miliona euro nga ajo. Vetëm tre ditë të mos e merrte taksën, ata naftëtarët, do të dilnin nga greva dhe do të zgjidhej gjithçka,”– tha Kryemadhi.