
Postuar: 18/01/2019 - 22:22
Deputetja e PD, Grida Duma e ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë” ka komentuar ndryshimet e Minstrave në kabinetin “Rama”.
Ndërkohë e pyetur nëse emri i saj në listën e anëtarëve të kryesisë së PD, është preferencial nga ana e Bashës, ajo është shprehur se ajo ka një vlerësim shumë të madh nga e gjithë partia demokratike dhe se ky kandidimi nuk ka lidhje me raportin me Bashën.
Ndërkohë këtij të fundit ajo i ka dhënë një mesazh të qartë, duke u shprehur se është koha që ai të qartësojë ekipin e tij, sepse përndryshe njerëzit do vazhdojnë të kërkojnë e të shtojnë pyetjen: ‘kush’.
“Ekipi besoj se i ka ardhur koha të qartësohet, jam për një ekip të qartë. Është në dorë të Bashës ta bëjë këtë dhe padiskutim ky është qëndrimi im, që të ketë një ekip të qartë. E kam thënë edhe më herët ketë, se përndryshe njerëzit do të vazhdojnë te kërkojnë “kush , kush , kush”, tha ajo.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/
Na Beni Like Ne Facebook: