Politike

“Gropat e zeza i thithën paratë”/ Presidenti Meta nuk gjen qetësi, lëshon paralajmërimin e rëndë për zgjedhjet e 25 prillit: Kundër mafies së...

“Gropat e zeza i thithën paratë”/ Presidenti Meta nuk gjen

Presidenti Ilir Meta nën frikën e shkrirjes së partisë së tij, LSI-së dhe teksa është përfshirë tërësisht në fushatë elektorale duke braktisur kështu edhe postin e rëndësishëm që mban, nuk i ndal mesazhet kërcënuese.

Meta paralajmëron se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë referendum popullor kundër “mafies së inceneratorëve e plehrave dhe kandidatëve të saj”.

Duke iu referuar një shkrimi të Monitor.al me titull “mbetjet urbane, projektet ku u shpenzua më shumë në 2020 ishin inceneratorët”, Presidenti thotë se këto “gropa të zeza” kanë thithur 100% të parave të shqiptarëve.

“Gropat e zeza të inceneratorëve të mafies, i thithën 100 përqind paratë e planifikuara për financim nga taksapaguesit në 2020, ndërkohë që pjesa tjetër e projekteve të menaxhimit të mbetjeve shfaqin realizim të dobët, që shkon deri në 9%.

Prandaj 25 Prilli është referendum popullor kundër mafies së inceneratorëve e plehrave dhe kandidatëve të saj”, shkruan Presidenti Meta.

Më të lexuarat