Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Grupet kriminale të sollën në pushtet”, aktivisti “ia plas në sy” Berishës: Tani më dëgjo...

Postuar: 19/06/2019 - 23:52

Aktivisti i njohur Endri Shabani është përballur ditën e djeshme në emision me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Përballja nuk ka qenë e lehtë për ish-kryeministrin, teksa Shabani i ka argumentuar se një pjesë të madhe të barrës për situatën politike sot në vend, e mban edhe Berisha, i cili ka 30 vjet në politkë, e që është përgjegjës direkt reformën kushtetuese të 2008-ës, që sipas Shabanit, i ka dhënë paprekshmërinë çdo kryeministri dhe Edi Ramës sot.

Debati:

Endri Shabani: Unë personalisht jam plotësisht i bindur me atë që thoni, kemi parë me prova se si ka ardhur në pushtet, në bashkëpunim me grupet kriminale, dhe që po qeveris bashkë me oligarkët. Problemi këtu është zgjidhja. Ju përfaqësoni një klasë politike që keni ardhur në 1991 me premtimin që do të ndëshkoni krimet e komunizmit. Dhe nuk është faji juaj që Gramoz Ruçi është aty, por është përgjegjësia tuaj që nuk u ndëshkuan ata.

Ilir Meta dhe Fatos Nano nuk u ndëshkuan kur erdhët ju në pushtet. Fatos Nano bredh nëpër Europë me lekët e shqiptarëve, dhe Ilir Meta sot është president i republikës. Ju erdhët për të çmontuar diktaturën, për të sjellë demokracinë dhe në 2008-ën bashkë me Edi Ramën, instaluat një mundësi për një autokraci tjetër. Sot edhe një mekanizëm që ka mbetur për të rrëzuar Edi Ramën, nuk është as një ligj për referendumet, as nismat ligjore, as brenda PS-së që ta kontrollojnë Edi Ramën. Dhe gjithë kësaj kohe, sot po më del mjekra dhe shoh që asnjë nuk ndëshkohet. Edhe Fatos Nano bashkëpunonte me grupet kriminale vidhte zgjedhjet. Dhe pse do të besojmë ne se do të jetë ndryshe kësaj radhe po iku Rama? Pse mos të besojmë që ka ardhur momenti për të ndryshuar sistemin.

Sali Berisha: Kanë shumë të drejtë ta ndryshojnë.

Endri Shabani: Çfarë trashëgimie keni lënë ju, Nato vizat, por keni lënë institucione shumë të dobëta. Ndryshimet e 2008 kanë bërë një kryeministër shumë të fortë përballë parlamentit, institucioneve. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/11/2019 - 23:25

Avokati Spartak Ngjela beson se faktori ndërkombëtar (SHBA dhe BE) nuk kanë për t’i pranuar Besnik Muçin dhe Marsida Xhaferllarin si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Postuar: 20/11/2019 - 22:58

Analisti Gjekmarkaj e ka cilësuar Ngjelën si zëdhënës të një tiranie që po vendoset në Shqipëri.

Postuar: 20/11/2019 - 22:12

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në “Real Story”  tha se presidenti Ilir Meta ka e

Postuar: 20/11/2019 - 21:59

Ish-deputeti demokrat, me anë të një statusi në “Facebook”, kujton se Partia Demokrat

Postuar: 20/11/2019 - 21:55

Pas Majlinda Bregut e cila shkëmbeu dorën me Merkel dhe Ursula von der Leyn, tre ish-deputetet e

Postuar: 20/11/2019 - 21:50

Partia Demokratike është duke u përgatitur për zgjedhje të parakohshme.

Postuar: 20/11/2019 - 21:48

Avokati Spartak Ngjela ka befasuar me deklaratën mbrëmjen e sotme, teksa është shprehur se as Kry