Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Grupi Emiljano Shullazit hidhet në aksion dhe bën lëvizjen e radhës, kërkesë urgjente KPK dhe ONM për këtë gjyqtare: Po merr pozicion heroiko-stoik

Postuar: 12/06/2019 - 15:49

Grupi i Emiljano Shullazit i ka dërguar sot një letër Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, dy institucionet e vetingut nga të cilat kërkon që të shkarkojnë gjyqtaren, Saida Dollani.

Në letrën e firmosur nga Blerim Shullazi, Emiliano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela theksohet se Gjyqtarja e Krimeve të Rënda ka shkelur në mënyrë flagrante të drejtën themelore të mbrojtjes nga një avokat.

“Me veprimet e saj insistuese përtej arsyes dhe kërkesës së ligjit, gjyqtarja ka krijuar dyshime thelbësore se motivimi i saj nuk është thjeshtë kryerja e detyrës, por marrja e një pozicioni “heroiko-stoik”, duke synuar të jetë me çdo kusht gjyqtarë në këtë çështje, ku të pandehurit gjerësisht dhe në cenim të parimit të prezumimit të pafajësisë janë stigmatizuar tashmë si element me ngarkesë të fortë kriminale.

Mesa duket gjyqtarja në fjalë, në një kohë kur është në pritje të përfshihet në procedurat e vetingut, synon të marrë “merita” shtesë, apo të kompensojë mangësi të tjera, duke marrë flamurin e deklarimit fajtor dhe dënimit përfundimtar të të pandehurve në këtë çështje. Çka na krijon dyshime serioze se ajo jo vetëm ka paragjykuar çështjen, por e ka paragjykuar atë në kurriz të të pandehurve e të drejtave të tyre për një proces të drejtë dhe të rregullt ligjit”, thuhet ndër të tjera në letër.

Letra

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2019 - 12:50

Ish deputeti i PD, Edi Paloka ka shkruar në Facebook se Rama, Lleshaj dhe Marku po konsumojnë dita ditës grushtin e shtetit që sipas demokratit, synon të mbajë në pushtet me dhunë kreun e aleancës së krimit.

Postuar: 19/06/2019 - 12:42

Kreu i Partisë  Demokratike në Shkodër, Xhevdet Amuli i ka kërkuar policisë të lirojë të arr

Postuar: 19/06/2019 - 12:37

Deputeti i opozitës të re Lefter Maliqi u bën thirrje ish-kolegëve të tij policë që të mos i bind

Postuar: 19/06/2019 - 12:30

Tabloidi gjerman pitet të publikojë nesër dhe 10 audiopërgjime të reja në lidhje me shitblerjen e

Postuar: 19/06/2019 - 12:27

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia, është shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës.

Postuar: 19/06/2019 - 12:14

Për gjendjen e krijuar në vend ku po ndodhin përplasje për KZAZ-të mes policisë dhe militantëve t