
BREAKING NEWS
Tensionet në Veri, historiani tregon lëvizjen e fundit që duhet të bëjë Kurti

x
BREAKING NEWS
Sulmet ndaj policëve në veri, vjen reagimi nga Ministria e Brendshme e Kosovës

x
BREAKING NEWS
"Zien" veriu i Kosovës, Erdogan "futet në lojë", çfarë u tha në telefonatën me Kurtin e Vuçiç

x
BREAKING NEWS
Tensionet në Veri, Policia e Kosovës del me njoftimin zyrtar

x
BREAKING NEWS
Ngjarje e rëndë në Përmet/ Mbytet një turist në kanionin e Langaricës, rrezikohen turistët e tjerë

x
BREAKING NEWS
Tensionet në Veri/ Britanikët dalin me thirrjen e rëndësishme ndaj Kurtit

x
BREAKING NEWS
Yuri Kim zbarkon në Gjykatën e Lartë, jep porosinë e fundit para ikjes

x
BREAKING NEWS
Media italiane jep lajmin: Dritë jeshile për projektin 1 miliard euro, Italia do të furnizohet me ujë në Gjirokastër

x
Grupi i PS takon Presidentin e “Confimprese Italia”, Balla: Të hapur për bashkëpunim ekonomik

Shkruar nga SOT.COM.AL 14 Qershor 2014

Një përfaqësi e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka zhvilluar dje një takim me Presidentin e Confimprese Italia, Guido D’amico. Nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, në nisje të bisedës, bëri një përmbledhje të situatës së ndryshuar në Shqipëri sa i përket mundësive dhe lehtësirave të të bërit biznes si dhe klimës së favorshme për thithjen e investimeve të huaja. Deputeti Balla i shprehu Presidentit të Confimprese Italia gatishmërinë e Qeverisë dhe vëmendjen e Partisë Socialiste për mbështetjen e gjithanshme ndaj investitorëve të huaj, konkretisht atyre italianë. “Jemi të hapur për çdo bashkëpunim ekonomik. Shqipëria tashmë ka një program konkret dhe shumë të favorshëm për thithjen e investimeve të huaja.
Rezultatet e para kanë nisur të shfaqen, dhjetëra biznese të huaja kanë nisur punën dhe kanë krijuar mijëra vende të reja pune, sepse kjo është edhe një nga arsyet kryesore se pse Qeveria ka vendosur të lehtësojë dhe avantazhojë investimet e huaja”, deklaroi deputeti Balla. Ndërkaq, kryetari i grupit për mbështetjen e investimeve italiane, Artan Gaçi, i pranishëm në takim, nënvizoi faktin se në vetëm tetë muaj janë shumëfishuar kërkesat nga investitorët e huaj. “Brenda këtyre pak muajve janë shumëfishuar kërkesat nga investitorë të huaj, kryesisht ata italianë për të zhvilluar bizneset e tyre në Shqipëri, çka do të thotë se programet e qeverisë, masat e marra nga ajo kanë sjellë një klimë të re dhe shumë të favorshme për investitorët. Për Presidentin e Confimprese Italia, Shqipëria paraqet një mundësi dhe potencial të madh për investitorët italianë.
Zoti Guido D’amico shprehu interesimin e investitorëve italianë kryesisht në sektorin e turizmit, bujqësisë, fasonerisë etj. “Ky është takimi i parë për hedhjen e themeleve për një bashkëpunim të gjatë i cili do të pasohet nga një takim tjetër që do të zhvillohet ne Tiranë në javët e ardhshme ku do të jenë të pranishëm shumë investitorë italianë, pjesë e Confimprese Italia. Në fakt arsyeja pse sot unë jam në Tiranë është fakti se vetë investitorët italianë kane shprehur interesim të madh për zhvillimin e biznesit apo degëve të tyre në Shqipëri. Pra mund të them se nismat, programet e reja të qeverisë kanë zgjuar interesin e investitorëve italianë”, u shpreh D’amico.
Më të lexuarat


Yuri Kim zbarkon në Gjykatën e Lartë, jep porosinë e fundit para ikjes

Ndryshime të reja në qeveri, zbardhet vendimi i fundit

Bashkë Fitojmë kërkoji rinumërimin e votave në Rrogozhinë, KAS del me njoftimin e fundit

“Vlora Hyseni në Serbi krijon shqetësim të madh”/ Noka letër Presidentit Begaj, i kërkon llogari për vizitën 10 ditore të kreut të SHISH në Beograd: A janë konsultuar me partnerët në NATO? (Dokumenti)

Romeo Kara zbulon dosjen “përvëluese” në tavolinën e SPAK që do të arrestojë me dhjetëra politikanë: Ka ardhur koha e veprimit dhe ndëshkimit

Humbja në zgjedhje, anëtarja e kryesisë zbulon 'fatit' të opozitës, Godole: Këto janë katër pikat kyçe për ringritjen e PD për 2025-ën

A mund të jetë Berisha alternativë fituese në 2025? Këlliçi habit me përgjigjen

Trondit Spartak Braho: Ja kush është deputeti i PS që rrezikon burgun dhe rruga që do ndjek SPAK me ndihmën e SHBA për të shkuar te arrestimi i ‘peshqve të mëdhenj’, Berisha ‘kufomë’ politike

Të burgosurit përmbysën rezultatin zgjedhor në këtë qytet, "BF" del me kërkesën urgjente ndaj KAS

A do bashkojë Edi Rama forcat ushtarake me Vuçiçin si pjesë e aleancës “Ballkani i Hapur”, kryeministri shqiptar njeriu më i flaktë pro-serb, në konkurrencë të fortë me rusin Lavrov
