BREAKING NEWS

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për faturën, identifikohet pronari i restorantit, policia e shpall në kërkim

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për
x
BREAKING NEWS

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron Sveçlën: Precedent i tmerrshëm, zyrtarë të Kosovës mund ta pësojnë në të ardhmen

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim tradhtie kombëtare, antishqiptarizmi i bashkuar me korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë”, Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Prisni dhe shikoni...

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim
x
BREAKING NEWS

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha më arrestoi”, Idajet Beqiri nxjerr prapaskenat dhe ngre dyshimet e forta

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha
x
BREAKING NEWS

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, meteorologu Hakil Osmani parashikon si do të jetë moti në gusht, surprizat që na presin javën e ardhshme dhe kthesa e madh pas datës 15

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, meteorologu Hakil Osmani parashikon si do
x
BREAKING NEWS

“Ma tregoi Fatos Nano në burg”, Idajet Beqiri plas ‘bombën’ për Ilir Metën

“Ma tregoi Fatos Nano në burg”, Idajet Beqiri plas
x

Politike

Grupimi i Lulzim Bashës zbret në bazë, pritet riorganizimi i PD në fillim të shtatorit, struktura të pakënaqura me Sali Berishën

Grupimi i Lulzim Bashës zbret në bazë, pritet riorganizimi i PD

Pozitat e ish-kryeministrit Sali Berisha brenda Partisë Demorkatike, duket se po lëkunden. Edhe pse pretendon se është zgjedhur kryetar i PD me votën e anëtarësisë, ish-kryeministri Berisha është ilegjitim aty, për shkak se gjykata nuk e ka thënë fjalën e fundit, nëse drejtimi i selisë blu i përket kreut të “Foltores” apo deputetit demokrat, Enkelejd Alibeaj, i cili mori timonin e partisë, pas dorëheqje së Lulzim Bashës. Por përtej këtij mish-mashi dhe kësaj kakofonie politike, gazeta “SOT” ka mësuar se në horizont është shfaqur dhe madje po lakohet emri i Lulzim Bashës, për t’i dhënë një shanse të dytë në krye të Partisë Demorkatike. Sipas informacioneve, mësohet se plot 34 deputetët “rebel” që nuk i janë bindur Sali Berishës, kanë nisur takimet me demokratët, ndërkohë që synojnë të bindnin bazën se përse ish-kryeministri Berisha nuk është i duhur për drejtimin e PD. Në këtë kontekst, mësohet se ligjvënësit demokratë që i përkasin zonave të ndryshme elektorale në Shqipëri, mes diskutimeve për krizën që ka mbërthyer Partinë Demorkatike dhe shqetësimet që përballën sot qytetarët, kanë hedhur edhe idenë e rikthimit të Lulzim Bashës në krye të PD, duke qenë se ky i fundit ka mbështetjen e ndërkombëtarëve. Mësohet se për Berishën, deputetët kanë hedhur akuza se gjithçka po bën, e ka për hallin e tij personal dhe synon që të përçajë Partinë Demokratike, e madje t’i fusë demokratë në “luftë” me ndërkombëtarët, e veçanërisht me Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtete këto që e kanë shpallur atë “non grata”. Po ashtu, mësohet se hapat më konkret për rikthimin e Lulzim Bashës në krye të PD do të intensifikohen dhe më shumë në fillim të shtatorit, ku pritet të ketë një riorganizim të partisë, teksa i njëjtit burim i tha gazetës “Sot” se mes emrave për t’i besuar timonin e Partisë Demorkatike është edhe Enkelejd Alibeaj. Pra, e gjitha kjo lëvizje po bëhet, për shkak se Berisha nuk premton të ardhme në krye të PD, për shkak se është izoluar ndërkombëtarisht, si dhe për arsye se ka zërë se gjykata do të rrëzojë ish-kryeministrin, duke i hequr të drejtën për të drejtuar selinë blu, shqetësime këto që janë ngritur edhe nga strukturat. Pra, Basha dhe Alibeaj kanë më shumë shanse edhe për faktin se i kanë gati strukturat, pasi gjithë krerët e Partisë Demokratike në degët e vendit, janë rreshtuar krah tyre, ndonëse Berisha i ka dubluar me besnikë të tij.

Apeli rikthen shumë lehtë Bashën në krye të PD

Megjithatë, një të shtyrë Berishës, pritet t’i japë edhe drejtësia. Mësohet se vendimi i Apelit, i cili zhbën vendimin e Agron Zhukrit,e kthen Partinë Demokratike në pikën zero dhe i hap rrugë Lulzim Bashës të marrë vendime, deri sa të mbahen zgjedhje të reja. Sot që flasim “Foltoren” nuk e njeh asnjë institucion dhe se kryetar zyrtar i PD, figuron Lulzim Basha, ndërkohë që edhe logoja dhe vula e PD, janë ato që kjo parti ka pasur përpara se barbarët e “Foltores” të udhëhequr nga Berisha e pushtuan atë, e ku shkuan derti atje sa falsifikuan vulën dhe logon e Partisë Demokratike. Pra, një vendim i Apelit kundër Berishës, do të “fikë” të gjitha planet dhe ëndrrat që kanë thurur ditë e natë besnikët e kryefoltoristit. Nëse Apeli flet pro Bashës, Berisha i ka keq punët. Nisur nga fakti që ligji i jep të drejtë Bashës të drejtojë PD-në, mësohet se në lojë do të hyjë Përmbarimi, i cili do të nxjerrë Berishën nga selia blu. Në këtë kontekst, gazeta ka mësuar se pas këtij veprimi dhe në kushtet ku Sali Berisha dhe mbështetësit e tij do të bëjnë rezistencë, mësohet se drejtuesit legjitim të Partisë Demorkatike do të pajojnë një polici private për të ruajtur godinën. Kjo strategji pritet t’i hapë telashe Berishës, pasi ai dhe mbështetësit e tij nuk mësyjnë dot në godinën blu, sikundër bënë më 8 janar të këtij vitit, pasi policia private nuk pret urdhra nga Basha apo Alibeajn dhe se ligji i jep të drejtë asaj që të thërrasë në ndihmë Policinë e Shtetit, për të shtypur revoltat apo dhunën që mund të aplikohet nga ithtarët e Berishës.

Detaje nga takimi i deputetëve anti-Berisha

Ndërkohë detaje nga takimet që deputetët që nuk i janë bindur “Foltores” së drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ka dhënë edhe ligjvënësi demokrat, Lefter Gështenja. Ky i fundit ka njoftuar në rrjetet sociale, se ka mbledhur në një takim demokratët e degës nr 7  në Tiranë për të nënvizuar nevojën për një bashkim të sinqertë. “Mes demokratëve në Degën 7, folëm mbi nevojën urgjente të bashkimit të Partisë Demokratike. Të gjithë flasin për bashkim, por askush nuk zbret në terren të dëgjojë realisht zërin e demokratëve. Shumë shpejt vijnë zgjedhjet lokale dhe nëse vazhdohet kështu përfituesi më i madh është Edi Rama. Situata në Partinë Demokratike ka vetëm një zgjidhje, një proces gjithëpërfshirës i bazuar në votë dhe meritokraci”, shkruan Gështenja.

Më të lexuarat