
Ish kryeprokurorja ngre alarmin: Kemi më shumë shtëpi bari se shkolla

"Plastifikohet, lyhet me graso dhe vendosen letra karboni...", Karamuço zbulon metodat e reja që po përdorin trafikantët

Çfarë i kërkoi në tavolinë ambasadorja Yuri Kim-Damian Gjiknurit? Kreshnik Spahiu zbulon prapaskenat

A po i çon Rama "miqtë" në burg? Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë dhe zbardh prapaskenat: Konfrontimi me amerikanët në hotel

Urdhër arresti për Putinin, reagon Gjykata Ndërkombëtare Penale

Nën përgjim prej 3 vitesh nga policia dhe SPAK, Klodiana Lala zbardh detaje nga dosja, si u zbulua lidhja e kryebashkiakut të Bulqizës me biznesmenin që i dha tenderin

Gazetari tregon pse ju vendosën prangat kryebashkiakut të PS-së: Ju rrëfej takimet në tunel

Takimi Kosovë-Serbi në Ohër/ Kurti tregon prapaskenat dhe rrëfen kërcënimin e Vuçiç

Grusht shteti në Gjermani, ja kush është princi famëkeq që organizoi komplotin, arrestohen 25 ekstremistë të djathtë dhe ish-ushtarakë, do sulmonin institucionet shtetërore

Shkruar nga Alfrida Shanaj 8 Dhjetor 2022

Edhe pse më shumë se një vit përgatitje për të organizuar grusht shteti në Gjermani, grupi terrorist në radhët e “shtetasve të Rajhut” ka dështuar. Kjo lëvizje ka qenë prej kohësh në shënjestrën e policisë gjermane për sulme të dhunshme dhe teori konspirative raciste. Ata kishin planifikuar gjithashtu dhe sulme ndaj institucioneve kryesore gjermane kryesisht të sulmonin parlamentin dhe të merrnin pushtetin. Por policia e federatës gjermane ka rënë në gjurmët e tyre duke bërë të mundur arrestimin e 25 personave. Në të njëjtën kohë, më shumë se 130 shtëpi, apartamente dhe zyra u kontrolluan dhe bastisën në njëmbëdhjetë shtete federale. Ndërsa arrestimet u kryen në vende të ndryshme në të gjithë Gjermaninë si Baden-Wurttemberg, Bavari, Berlin, Hessen, Saksoninë e Poshtme, Saksoni, Tyringi dhe në një rast në Austri (Kitzbuhel) si dhe në Itali (Perugia). Kërkime ka pasur edhe në Brandenburg, Renani Veriore-Vestfali, Rheinland-Pfalz dhe Sarland. Lajmi u komentua edhe nga ministri i Drejtësisë, Marco Buschmann, në një postim në Tëitter ku foli për një operacion antiterrorizëm që planifikonte një “sulm të armatosur kundër institucioneve”, dhe që parashikonte vrasjen e të gjithë atyre që do t’i kundërviheshin.
Ja kush ishte në krye të grupit
Në krye të grupit dyshohet se ishte një 71-vjeçar, të cilit i referoheshin si princi Heinrich X111. Sipas raportimeve të mediave, ai është një sipërmarrës i imobilieve nga Frankfurti mbi Main, i cili posedon edhe një kështjellë për gjueti në Bad Lobenstein.Si drejtuesi i dytë i grupit është identifikuar nga prokurori federal personi i quajtur Rudiger v. P., për të cilin mediat njoftojnë se ka qenë ish-komandant i parashutistëve. Të akuzuarit i bashkon "një refuzim i thellë i institucioneve shtetërore dhe rendit demokratik të Republikës Federale të Gjermanisë," tha ai. Për të zbatuar planet e tyre, ata kanë planifikuar edhe përdorimin e forcës ushtarake dhe dhunën ndaj përfaqësuesve të shtetit si dhe vrasjet.
Kontaktet dhe partneriteti me Rusinë
Sipas zyrës së prokurorisë federale, grupi planifikonte të formonte një qeveri të përkohshme që do të negocionte rendin e ri shtetëror në Gjermani me fitimtarët aleatë të Luftës së Dytë Botërore “sipas narrativës klasike të shtetasve të Rajhut”. Nga këndvështrimi i tyre, kontakti i vetëm i rëndësishëm për këto negociata është aktualisht Federata Ruse. “Heinrich XIII P.R.” ka kërkuar edhe kontakt me përfaqësuesin e Federatës Ruse në Gjermani. “Por, sipas hetimeve të deritanishme, nuk ka të dhëna se personat e kontaktuar i janë përgjigjur pozitivisht kërkesave të tij”, njofton prokuroria federale.
Plasin arrestimet
Policia italiane ka ndaluar një ish-oficer të njësive speciale të ushtrisë gjermane, të lidhur me organizatën terroriste të ekstremit të djathtë që synonte të prishte rendin demokratik. Mësohet se operacioni në Itali lidhej me operacionin e policisë gjermane që synonte eliminimin e rrjetit terrorist të quajtur “Reichsburger”. I dyshuari është vendosur në ndjekje teknike pasi është kuptuar se ndodhej në territorin italian. Pasi organet gjyqësore në Gjermani kanë lëshuar një urdhër arresti për të në të gjithë Evropën, ai është arrestuar në hotelin ku po qëndronte. Aktualisht është duke vijuar procedimi për ekstradimin e ish-oficerit në Gjermani.
Tentative të dështuara edhe më parë
Gjermania është një vend i vendosur të mos e përjetojë më të kaluarën e saj naziste, ka një traditë të fortë antifashiste dhe një histori tradicionalisht efektive komuniste, megjithëse të dobësuar tani. Pikërisht kjo ka bërë që të krijohen hapësira që grupe ekstremiste të ndërmarrin iniciativë të tilla. Ushtarët gjermanë të cilët nuk janë të pakët në numër dhe nuk janë më aktiv në forcat ushtarakë u organizuan vitin e kaluar në platformën sociale Telegram për të planifikuar një kryengritje ose thënë ndryshe një grusht shteti në Berlin. “Grupi i Pensionistëve dhe ish-Ushtarëve” ishte emri që ata zgjodhën për grupin e tyre. Ata kritikuan dhe më pas protestuan në Berlin masat anti-covid që ndërmori qeveria e atëhershme e Angela Merkelit. Fatkeqësisht, Gjermania është bërë skena e iniciativave të tilla shumë shpesh, por a do të kenë ndonjëherë sukses fashistët?
Më të lexuarat


“Toka vezullon”/ Pamje mahnitëse, NASA publikon imazhet e pazakonta të qiellit gjatë natës (FOTO)

Gjykata Penale lëshoi urdhërarrest për Putinin, moderatori rus del me kërcënimin e rëndë

Padia ndaj ish-Presidentit Donald Trump, juria e madhe shtyn seancën gjyqësore. Çfarë ndodhi?

“Putin nuk ka plane për paqe”/ Shefi i NATO-s bën paralajmërimin e frikshëm: Perëndimi duhet të përgatitet...

VIDEO/ Ushqimet e Putin nuk kishin shije të mirë? Delegacioni kinez bën veprimin e pazakontë, kapet ‘mat’ duke porositur KFC në Moskë

'Kërcet" arma në shkollë, ka të plagosur

Hetimet ndaj Presidentit Donald Trump, republikanët dalin me akuzat e rënda: Janë paguar prokurorët...

Paralajmërimi i frikshëm i kryeministres së Estonisë: NATO duhet të përgatitet...! Çfarë pritet të ndodhë?

Tragjike/ Shpërthen fabrika e fishekzjarreve, raportohet numri i viktimave

“Arrestoni Putinin”/ Blinken bën thirrjen e fortë për shtetet që njohin Gjykatën Penale Ndërkombëtare, çfarë pritet
