BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e fortë për ish-efektivin e policisë: Na del të jetë...

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2  milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset
x
BREAKING NEWS

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e Administratës Publike

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit
x
BREAKING NEWS

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës dosjen e spiunit, dekretimi i Begajt, flirtet me Ramën dhe ambasadoren Kim xhindosën kreun e “Foltores”

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës
x
BREAKING NEWS

Detaje nga plagosja në Fushë-Krujë/ Zbardhet shkaku pse nisi sherri mes autorit dhe 55-vjeçarit ku agravoi në përdorimin e armëve. Reagon Policia

Detaje nga plagosja në Fushë-Krujë/ Zbardhet shkaku pse nisi
x

Politike

“Grushti” i madh amerikan në fytyrën e Berishës, DASH përmend skenarët destabilizues, vrasjet e 21 Janarit dhe protesta e dhunshme në selinë e PD që rëndojnë mbi “supet” e kreut të Foltores

“Grushti” i madh amerikan në fytyrën e Berishës, DASH

Amerikanët duken të vendosur për të luftuar të korruptuarit, të inkriminuarit dhe personat që përpiqen të minojnë demokracitë në vende të ndryshme të botës. Për të minimizuar këto fenomene dhe për t’iu dhënë një goditje të fortë kësaj kategorie njerëzish, SHBA përmes Departamenti Amerikan të Shtetit ka aplikuar masa radikale, sikundër është shpallja “Non Grata”. Njëri prej tyre është ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në 19 maj të vitit 2021 u shpall nga DASH person “Non Grata”, pasi akuzohet si i përfshirë në korrupsion dhe minim të demokracisë. Madje për amerikanët, Berisha cilësohet si rrezik për sigurinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe këtë fakt e tregon sërish “grusht i madh” amerikan në “fytyrën” e kreut të Foltores që ka dalë nga raporti Departamenti Amerikan i Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri. Teksa DASH, përmend situatën e vështirë e të bërit biznes në Shqipëri, duke theksuar të gjithë faktorët që po e pengojnë atë të lulëzojë për të afruar investitorët e huaj, në mjedisin politik dhe të sigurisë ka dalë në skenë Sali Berisha. Në raport theksohen dy situata tepër të rënda që rëndojnë mbi “supet” e kryefoltorisitit, ngjarja e rëndë e 21 janarit ku mbetën të vrarë 4 protestues si edhe dhuna që u ushtrua nga Berisha në selinë e PD, në datën 8 Janar ku kërkonte të largonte me forcë Lulzim Bashën nga partia. Gjithashtu DASH, përmend në raport se Berisha është shpallur “Non Grata” nga SHBA. “Dhuna politike është e rrallë, rastet më të fundit janë një përpjekje e udhëhequr nga një ish-lider shqiptar i caktuar nga USG për korrupsion për të shkelur selinë e partisë në janar 2022 që kërkonte ndërhyrjen e policisë dhe protestat politike në 2019 që përfshinin raste të mosbindjes civile, të ulëta niveli i dhunës dhe dëmtimi i pronës, si dhe përdorimi i gazit lotsjellës nga policia. Zgjedhjet në Shqipëri të prillit 2021 dhe kalimi në një qeveri të re ishin paqësore, ashtu si edhe zgjedhjet lokale të qershorit 2019. Më 21 janar 2011, forcat e sigurisë qëlluan dhe vranë katër protestues gjatë një demonstrate të dhunshme politike. Në marrëdhëniet e saj të jashtme, Shqipëria zakonisht ka inkurajuar stabilitetin në rajon dhe ruan marrëdhënie përgjithësisht miqësore me vendet fqinje”, thuhet në raportin e DASH.

DASH “shuplakë” Berishës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë përmendur këto dy çështje pasi mjaftonte shumë pak që Shqipëria të përfshihej nga kaosi. 8 janari shënoi një ditë dramatike se si anëtarë të së njëjtës parti u përçanë dhe shkatërruan godinën e shtëpisë së tyre. Militantë dhe mbështetës të Berishës me vare e çekiçë në duar shqyen dyert e blinduara nga Basha dhe thyen xhama e shkatërruan zyra, ndërsa mbështetësit e Bashës iu kundërpërgjigjën nga brenda me gaz lotsjellës. Kjo bëri që seli blu të kthehej në një skenë krimi për policinë dhe prokurorinë ku u arrestuan 34 persona dhe të tjerë u hetuan në gjendje të lirë. Nga të dyja palët u përmendën se në skenën e dhunshme u shfaqën dhe pjestarë të grupeve kriminale, por u akuzua se pati dhe kërcënime me armë. Kjo përplasje për pak sa nuk shkaktoi një tjetër situatë tronditëse si ajo e 21 Janarit, ku sërish është Sali Berisha në krye të akuzave për vrasje. Në 21 janar të 2011-s, Partia Socialiste organizoi një demonstratë të madhe, pas një krize të thellë politike, e ndikuar shumë edhe nga një video-përgjim i Ilir Metës me ish-ministrin Dritan Prifti. 4 protestues gjetën vdekjen teksa ndodheshin përpara godinën së Kryeministrisë ku ndodhej dhe Sali Berisha, ndonjë prej tyre në distancë të konsiderueshme, ndërkohë që askush nuk është mbajtur deri më sot përgjegjës.

Raporti përmend Reformën në Drejtësi

Gjithashtu, raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit përmend dhe Reformën në Drejtësi, si shpëtimin e Shqipërisë. “Miratimi i ndryshimeve kushtetuese në korrik 2016 për reformimin e sistemit gjyqësor ishte një hap i madh përpara dhe reforma, pasi të zbatohet plotësisht, pritet ta pozicionojë vendin si një destinacion më tërheqës për investitorët ndërkombëtarë. Reforma në drejtësi është përshkruar si zhvillimi më domethënës në Shqipëri që nga fundi i komunizmit dhe gati një e treta e kushtetutës u rishkrua si pjesë e përpjekjes. Reforma përfshin edhe miratimin e ligjeve për të garantuar zbatimin e ndryshimeve kushtetuese. Procesi i verifikimit të reformës në drejtësi do të sigurojë që prokurorët dhe gjyqtarët me pasuri të pashpjegueshme ose trajnim të pamjaftueshëm, ose ata që kanë dhënë vendime të dyshimta, do të hiqen nga sistemi. Që nga publikimi, më shumë se gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë përballur me vettingun ose kanë dështuar ose kanë dhënë dorëheqjen. Krijimi i Prokurorisë së Posaçme”, thuhet në raportin e DASH. Departamenti Amerikan i Shtetit shprehet se pasi  të zbatohet plotësisht, reforma në drejtësi do të dekurajojë korrupsionin, do të nxisë investimet e huaja dhe vendase dhe do të lejojë Shqipërinë të konkurrojë më me sukses në ekonominë globale. “Kundër Korrupsionit (SPAK) dhe Krimit të Organizuar dhe i Byrosë Kombëtare të Hetimit, dy organe të reja gjyqësore, do të rrisin luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pasi të zbatohet plotësisht, reforma në drejtësi do të dekurajojë korrupsionin, do të nxisë investimet e huaja dhe vendase dhe do të lejojë Shqipërinë të konkurrojë më me sukses në ekonominë globale”, thekson raporti. Amerikanët janë duke investuar në Shqipëri për realizimin e reformës në drejtësi dhe shfarosjen e krimit dhe korrupsionit. Por me publikimin e raporti nga FINCEN, SHBA jep një mesazh të qartë për të gjithë politikën se ata kanë në dorë dokumente dhe të dhëna për çdo situatë të ndodhur në vendin tonë që më 1990 e deri më sot. Jo më kot në raportet e DASH thuhet se pushtetarë shqiptarë janë të lidhur me krimin dhe janë të korruptuar. Por me SPAK thuhet se do hapen të gjitha çështjet e bujshme dhe SHBA po tregon se ka dijeni mbi të gjithë korrupsionin galopant në vendin tonë. Po ashtu, amerikanët kanë rënë dhe në gjurmët e parave dhe po tregojnë se janë të përfshirë zyrtarë të lartë, ku në atë kohë president ishte Sali Berisha dhe qeveria varej prej tij.

Më të lexuarat