BREAKING NEWS

Ngjarje kriminale/ Zbrazen plumbat mbi uniformat blu të Policisë në Mamurras, plagosen rëndë dy efektivë, nisen me urgjencë në spital

Ngjarje kriminale/ Zbrazen plumbat mbi uniformat blu të Policisë
x

Politike

Gurgdhendësi në Gjirokastër i bën dhuratën e veçantë në parg zgjedhjesh, Rama: Do ta vendos tek zyra e PS! (FOTO)

Gurgdhendësi në Gjirokastër i bën dhuratën e

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në qytetin e Gjirokastrës, ka kaluar edhe në pazarin e këtij qyteti, ka ndaluar në dyqanin e një qytetari që merret me gdhëndjen e gurit.

“Unë e bëj gurin të flasë në të gjitha gjuhët e botës”, i tha qytetari, ndërsa i dhuroi kryeministrit edhe një pllakë guri ku shkruhej “Voto 12 PS”.

“Këtë do ta vë te zyra e Partisë Socialiste”, iu përgjigj kryeministri, teksa tha se me lirimin e lëvizjes do të shtohet edhe më shumë puna në dyqane.

Rama: Si të ecën guri?
Qytetari: Unë e bëj gurin të flasë në të gjitha gjuhët e botës. Më thoshte babai: hallet hiqen vetëm me punë
Rama: Tani do lirojmë sezonin dhe do kesh punë se do vijnë njerëz
Qytetari: Historia shkruhet gjithë kohën në gur. Edhe babanë tim e kam bërëv në gur.
Rama: Këtë do ta vë te zyra e PS-së.

Gurgdhendësi në Gjirokastër i bën dhuratën e

 

Më të lexuarat