Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Guvernatori i BSH takim më Ambasadorin japonez, analizojnë ekonominë e vendit

Postuar: 13/09/2017 - 17:46

Ditën e sotme Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi takimin e parë zyrtar në ambientet e Bankës së Shqipërisë, me Ambasadorin e Japonisë në Tiranë, Makoto Ito.

Gjatë këtij takimi, Guvernatori Sejko i shprehu vlerësimet e tij Ambasadorit të Japonisë në Tiranë për marrëdhëniet mjaft të mira midis dy vendeve si dhe biseduan rreth perspektivave potenciale të bashkëpunimit ekonomik për të ardhmen në fusha si shkëmbimet tregtare, zhvillimi i teknologjisë së informacionit, infrastruktura, etj.

Më tej, takimi vijoi me bisedime lidhur me panoramën ekonomike të vendit, ku Sejko u ndal ne performancën pozitive të deritanishme të rritjes ekonomike, e cila parashikohet të vijojë e tillë edhe në të ardhmen.

Sejko:“Në këtë kontekst edhe politika monetare lehtësuese e ndërmarrë nga Banka e Shqipërisë ka dhënë kontributin e saj, duke ndikuar në zhvillimin ekonomik, qëndrueshmërinë e çmimeve të konsumit dhe stabilitetin financiar të vendit”.

Diskutimet dypalëshe u ndalën në zhvillimet e reformave strukturore në vend, ku Guvernatori Sejko theksoi se vazhdimi e thellimi i mëtejshëm i tyre, mbetet i një rëndësie të veçantë për të përmirësuar klimën e biznesit dhe thithjen e investimeve të huaja në Shqipëri.

Në këtë drejtim, u nënvizua se tregu i gjerë dhe efikas i punës në vend mund të shfrytëzohet si një tjetër faktor i rëndësishëm për tërheqjen e tyre.

Ambasadori i Japonisë në Tiranë, Makoto Ito, falënderoi Guvernatorin Gent Sejko për këtë takim dhe shprehu vlerësimet e tij për kontributin e rëndësishëm që Banka e Shqipërisë jep në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik të vendit.

Ambasadori i Japonisë shtoi se Shqipëria si një faktor stabiliteti në rajon kontribuon në ruajtjen dhe forcimin e stabilitetit politik dhe ekonomik të tij.

Në përfundim të takimit, bashkëbiseduesit u shprehën se tashmë Shqipëria ndodhet në rrugën e duhur për procesin e integrimit evropian, ku një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe Banka e Shqipërisë nëpërmjet kontributit të saj në përafrimin e kuadrit rregullator, me direktivat dhe standardet e Bashkimit Evropian.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 12

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/01/2018 - 20:02

Pas deklaratës së Ministrisë së Brendshme nënjë status në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Arben Ristani, shtoi se PD ka thënë vetëm të vërtetën për policinë.

Postuar: 16/01/2018 - 19:19

Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi që nuk arriti të siguronte mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 qershorit, flet për kulisa politikë që sipas t

Postuar: 16/01/2018 - 17:59

Një nga kritikët e tij i cili u la jashtë listët së kandidatëve për zgjedhjet e 25 qershorit Astrit Patozi ka ironizuar sërish kreun e opozitës Lulzim Basha në rrjetin e tij soc

Postuar: 16/01/2018 - 17:05

Vrasjen e Oliver Ivanoviç, ish-kryeministri Berisha e ka konsideruar si një akt të rëndë me prapavija politike.

Postuar: 16/01/2018 - 16:39

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në një koment në rrjetin social “Facebook”, e konsideron të vdekur Reformën në Drej

Postuar: 16/01/2018 - 15:43

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli në një intervistë në Report Tv, komenton zhvillimet në kampin opozitar, ndërsa zbulon edhe projektet e saj.

Postuar: 16/01/2018 - 15:20

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dënuar vrasjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë, ku u qëllua për vdekje Oliver Ivanoviç.