Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Hahn u drejtohet vendeve skeptike: Hapni negociatat për Shqipërinë

Postuar: 16/05/2018 - 16:26

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Johannes Hahn, u kërkon anëtarëve skeptikë të Bashkimit Europian të mbështesin hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Në një intervistë për të përditshmen gjermane “Stuttgarter Zeitung”, Hahn kërkon që këtyre vendeve t’u jepet shtysë në procesin e integrimit.

“Skepticizmin e kuptoj dhe nuk them gjithashtu se Shqipëria dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë janë gati për t’u anëtarësuar. Kryerja e reformave të nevojshme për këtë mund të arrihet gjatë procesit të anëtarësimit”.

Hahn shprehet përkundrejt mbështetjes së Gjermanisë se ka lobuar personalisht në parlamentin gjerman që ky vend të japë aprovimin për negociatat në qershor.

Megjithatë, Komisioneri paralajmëron se nëqoftëse nuk vihen re përparime në kuadrin e drejtësisë, negociatat edhe mund të ndërpriten.

“Për negociatat e anëtarësimit, ne i kushtojmë shumë rëndësi zbatimit të ligjeve, dërgimit me të vërtetë të rasteve të korrupsionit para drejtësisë dhe që “peshqit e mëdhenj” të mos kursehen. Pa përparime në këtë drejtim, negociatat mund t’i ndërpresim”, është shprehur Johannes Hahn.

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/01/2019 - 10:59

Partia Demokratike zgjodhi të shtunën Kryesinë e re, ku shumë njerëz të përdorur nga Lulzim Basha, u lanë jashtë.

Postuar: 21/01/2019 - 10:45

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka reaguar pas lajmeve s

Postuar: 21/01/2019 - 09:47

Sot mbushen plot 8 vite nga 21 janari 2011, ku katër protestues të Partisë Socialiste u vranë nga

Postuar: 21/01/2019 - 08:32

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një video me pamje të transformimit të një qend

Postuar: 21/01/2019 - 08:26

Parlamenti do të fillojë sot zyrtarisht punën pas pushimit tre javor të vitit të ri.

Postuar: 20/01/2019 - 23:50

Avokati i njohur Altin Goxhaj, i ftuar në studion e televizionit “Fax News”, ka bërë

Postuar: 20/01/2019 - 23:30

Pas akuzave të LSI-së në drejtim të tij, të cilët e bëjnë fajtor për gjendjen ekonomike në të cil