Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Hajdari i përgjigjet Berishës: Grupi i ri parlamentar “demokrat” është i ligjshëm, bojkoti i zgjedhjeve vetëvrasje politike

Postuar: 20/04/2019 - 08:56

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari ka reaguar ditën e djeshme lidhur me pretendimet se ka krijuar grup parlamentar në shkelje të Rregullores se Kuvendit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, teksa i përgjigjet indirekt Berishës dhe demokratëve, Hajdari theksoi se grupi parlamentar “demokrat”, është krijuar sipas saj, në përputhje të plotë me Rregulloren e Kuvendit. Në këtë kontekst, Hajdari zbuloi se si ajo, ashtu dhe deputeti Myslim Murrizi nuk janë larguar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. “Grupi Parlamentar Demokrat” është krijuar në përputhje të plotë me Rregulloren e Kuvendit, ligjet në fuqi dhe Kushtetutën e Shqipërisë. Sikurse unë ashtu edhe deputeti Myslim Murrizi nuk jemi larguar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.

Partia Demokratike me vendimin për “dorëzimin në bllok të mandateve” vendosi njëkohësisht të ndërpresë përfaqësimin në Kuvend dhe të shkrijë Grupin Parlamentar të PD. Neni 15, pika e Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë përcakton se: “2. Për krijimin e një grupi parlamentar kërkohet një minimum prej 7 deputetësh. Çdo deputet mund të jetë anëtar vetëm i një grupi parlamentar. Një deputet që largohet nga grupi parlamentar, mund t’i bashkohet një grupi tjetër parlamentar vetëm pas gjashtë muajve nga data e largimit”. Ndaj nuk jemi në kushtet e largimit nga Grupi Parlamentar i PD, por në rrethanat e gjendjes së faktit ku deputetët e Kuvendit në bazë përkatësisë partiake apo të orientimit politik në përputhje me Rregulloren vendosin për krijimin e Grupit Parlamentar”, deklaroi deputetja Hajdari. Ndërkohë po dje, deputetja Rudina Hajdari ka përsëritur edhe njëherë nevojën për organizimin e zgjedhjeve në 30 qershor. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Hajdari theksoi se alternativa opozitare nuk është dakord me bojkotimin e zgjedhjeve, pavarësisht se sa e korruptuar apo kompromentuar mund të jetë qeveria. “Ne nuk jemi dakord me bojkotimin e zgjedhjeve, si një alternative opozitare, kundër cilësdo qeverie, sado e kompromentuar & e korruptuar qoftë ajo. Ne e konsiderojmë atë si vetëvrasje politike. E vetmja rrugë për të ndryshuar pushtetin në një vend demokratik janë zgjedhjet”, nënvizoi ditën e djeshme deputetja Rudina Hajdari.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/05/2019 - 23:30

Raportuesi për Shqipërinë në KE Knut Fleckenstein, nuk do të jetë më eurodeputet.

Postuar: 26/05/2019 - 22:59

Ish- ministri,Ylli Manjani nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook nuk i ka kursyer iron

Postuar: 26/05/2019 - 22:10

Mediat greke kanë komentuar publikimin e fotove të Ramës duke konsumuar drogë nga Sali Berishës n

Postuar: 26/05/2019 - 21:10

Avokati Altin Goxhaj, i ftuar në Fax News ka komentuar protestën e opozitës ku sipas tij ishte ma

Postuar: 26/05/2019 - 20:10

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka refuzuar propozimin e Kosovës, që Arbër Abazi të emër

Postuar: 26/05/2019 - 19:35

Kryetari demokrat, Lulzim Basha, reagoi sërish për protestën e ditës së shtunë.

Postuar: 26/05/2019 - 18:53

Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot Tropojën, ku edhe ka marrë pjesë në Festivalin e Parë Mbarëk