Politike

“Hajdutë të pistë, servilë, e ‘kopilë blloku’ na kanë qeverisur”, nuk përmbahet Myslim Murrizi: Votoni kundër treshes që të shpëtojmë vendin nga plehrat!

“Hajdutë të pistë, servilë, e ‘kopilë

Kreu i Partisë “Lëvizja Demokratike Shqiptare”, Myslim Murrizi ka zhvilluar një takim me disa nga ish-themeluesit dhe kontribuesit ndër vite të Partisë Demokratike, ku dhe vetë Murrizi ka dhënë kontribut që prej lëvizjes së studentëve të dhjetorit 1990.

Sipas Murrizit, prej 30 vitesh Shqipëria drejtohet sërish nga ish-komunistë dhe ish-spiunë të sigurimit.

“Prej 20 vitesh ka patur në spektrin politik dhe në qeverisjen e vendit 3 parti të majta ne program, në bindje dhe në ide e me në krye hajdutë të pistë, vemje, servilë, komunistë dhe pjellën e tyre ose “kopilët “e bllokut.

Me 25 prill ftoj çdo shqiptarë që nuk ngjan e nuk ka lidhje me ta, të votoj kundra kësaj tresheje politike që të shpëtojmë vendin nga plehrat”, është shprehur Murrizi.

Më të lexuarat