Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Haki Çako në SHBA, takon zyrtarin e lartë të Departamentit të Sigurisë Kombëtare

Postuar: 22/10/2017 - 21:02

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako merr pjesë në Konferencën e Shoqatës ndërkombëtare të Shefave të Policisë që po zhvillohet në Philadelphia USA.

Gjatë pjesëmarrjes në Konferencë Haki Çako zhvilloi një takim me zotin Raymond Villanueva, Drejtor i Operacioneve të Hetimit Ndërkombëtar në Departamentin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, (Director International Operations Homela d Security Investigations).

Gjatë takimit, Villanueva vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm midis Policisë së Shtetit dhe Departamentit të Sigurisë Kombëtare te ShBA-ve sidomos në rastet e parandalimit dhe hetimit të krimit kibernetik dhe në veçanti në parandalimin e krimit kibernetik ndaj të miturve.

Çako dhe Villanueva diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të tilla si siguria kibernetike, emigracioni i paligjshëm, hetimi i krimit financiar etj.

Z. Villanueva e ftoi Z.Çako për vizitë në Selinë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare në Washington si dhe ofroi vizita studimore në Departamentin e Sigurisë Kombëtare në Washington për punonjësit e Policisë së Shtetit që punojnë si ekspertë të hetimit të krimit kibernetik dhe të zbulimit të provave në programet kompjuterike.

Qëllimi i këtyre vizitave do të jetë njohja me metodat dhe teknologjinë më të përparuar për hetimin e krimit kibernetik, me qëllim rritjen e sigurisë kibernetike. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako falënderoi Z. Villanueva për bashkëpunimin si dhe për ndihmën që ShBA i kanë dhënë në vazhdimësi Policisë së Shtetit.

Konferenca është duke vijuar punimet, ku Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit do zhvillojë të tjera takime bilaterale.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 21

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/02/2018 - 22:58

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer tre takime me kryeministrin Edi Rama në vitin 1991, në ditët e para të krijimit të PD-së. Në emisionin “Studio e Hapur” në Neës24 u shfaqën dy foto ku Rama, Berisha dhe Ardian Klosi bisedonin, si dhe një tjetër ku Rama fliste në mitingun e PD-së.

Postuar: 20/02/2018 - 22:11

Kryeministri Edi Rama thotë se çelja e negociatave të Shqipërisë për integrimin e saj në Bashkimin Evropian mund të shtyhet nga qershori, për në fund të 2018-ës.

Postuar: 20/02/2018 - 21:34

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ftuar në “Studio e Hapur” në News 24 tha mbrëmjen e sotme se e ka të gdhendur në memorie ditën e 20 shkurtit 1991, duke e cilësuar nj

Postuar: 20/02/2018 - 19:54

Beqir Nuredini, kryebashkiaku i akuzuar për shpërdorim detyre, ka reaguar lidhur me akuzat që ka ngritur prokuroria ndaj tij:

Postuar: 20/02/2018 - 19:41

Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur sot për të diskutuar për situatën në Kukës dhe pakënaqësitë e krijuara në bazë pas vendimit për shkarkimin e Mimi Kodhelit si e deleg

Postuar: 20/02/2018 - 18:44

Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu, ka denoncuar  një skandal në qytetin e Durrësit që po shihet nga sytë e gjithë publikut, në një kohë që qeveria nuk po vep