BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Halimi: Fillimi i kryeministrit Rama, antikushtetues

Halimi: Fillimi i kryeministrit Rama, antikushtetues

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ish-ministri i Drejtësisë Eduart Halimi e ka cilësuar fillim e qeverisë "Rama" si antikushtetuese, pasi sipas tij kryeministri i ri paraqiti programin bashkë me kabinetin e ri.

"Fillimi antikushtetues i qeverisë Rama. Presidenti i Republikës dekretoi dje për kryeministër z. Rama dhe hapi i parë i këtij kryeministri të ri ishte në shkelje të hapur të Kushtetutës. Sipas njoftimit të Kuvendit u paraqiti në orën 16:00 ditën e djeshme programi i qeverisë së re. Kushtetuta kërkon që Kryeministri paraqet programin bashkë me kabinetin. (Kabineti dje ende nuk ishte dekretuar). “Neni 97 , Kryeministri i emëruar ........ i paraqet për miratim Kuvendit, brenda 10 ditëve, programin politik të Këshillit të Ministrave së bashku me përbërjen e tij.”

Pasi tregoi me mburrje dekretin, Z. Rama shkeli Kushtetutën e vendit. Hapi i parë i kryeministrit ishte antikushtetues. Akt i papranueshëm në një vend demokratik!  E papranueshme edhe për Kuvendin e Shqipërisë që veprimi i parë që kryen është antikushtetues, sepse pranoi paraqitjen e një programi pa përbërje madje reklamoi mediatikisht këtë pranim. Në fakt, Presidenti i Republikës sot e dekretoi qeverinë e re dhe vetëm sot i lind e drejta kushtetuese, kryeministrit ta paraqesë në Kuvend, vetëm sot i lind e drejta kushtetuese Kuvendit të pranojë paraqitjen e programit dhe përbërjen e qeverisë.

Miq, është aq e nxituar dhe uritur per pushtet maxhoranca e re saqë dhe nenet formale, të qarta me precedentë të mirëvendosur të Kushtetutës i shkel. Sa keq që përpara se të bëhej kryeministër i të gjithë shqiptarëve Z.Rama as e ka lexuar Kushtetutën!  Përballë kësaj injorance në qeverisje që nuk ngurroi të shfaqej që në ditën e parë, ne jemi të vendosur të qëndrojmë fort në mbrojtje të interesave më të mira të qytetarëve shqiptarë dhe demokracisë në vend. Shqipëria nuk ka nevojë të kthehet mbrapa dhe as të diskutoi për standardet minimale të kushtetutshmërisë", shkruan Halimi në Facebook.

 

 

Më të lexuarat