Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Halimi: Ne jemi me Venecian, drafti duhet të përmbajë një më një rekomandimet

 Halimi: Ne jemi me Venecian, drafti duhet të përmbajë një më një rekomandimet

Postuar: 14/01/2016 - 19:31

Deputeti demokrat Eduard Halimi, pas takimit mes ekspertëve demokratë dhe liderit Lulzim Basha në selinë e PD-së, tha se janë me Komisionin e Venecias për reformën në drejtësi.
 
“Ne jemi me Venecian, drafti për reformën në drejtësi duhet të përmbajë një më një të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias”, tha Halimi.
 
Takimi u zhvillua një ditë para mbledhjes së komisionit parlamentar të reformës në drejtësi, ku do të jetë e pranishme edhe opozita. Halimi theksoi se në mbledhjen e komisionit parlamentar, opozita do të këmbëngulë që drafti të pasqyrojë një më një Rekomandimet e Venecias.
 
“Për PD reforma në drejtësi është jetike. Një reformë në drejtësi e cila duhet të bëjë të mundur largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, por ta mbajë sistemin e drejtësisë të pavarur. Të implementojë një nga nj ë rekomandimet e Komisionit të Venecias. Çdo devijim nga këto rekomandime ka për qëllim kapjen. Edi Rama do të kapë drejtësinë për të mbrojtur kriminelët me të cilët fitoi zgjedhjet dhe me të cilët qeveris. Ky është qëllimi i vetëm që ai ka në këtë proces. PD edhe nesër do të këmbëngulë që drafti të pasqyrojë një më një Rekomandimet e Venecias. Ne jemi me Venecian, e cila thotë se zgjedhja e kupolës me 84 vota çimenton kapjen e drejtësisë”, deklaroi Halimi.
 
Në takimin me kreun e PD-së ishin të pranishëm Eduard Halimi, Arben Ristani, Enkelejd Alibeaj, Ivi Kaso, Gazmend Bardhi dhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 16:37

Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko, e cila njëkohësisht është edhe kryetare e Grupit Ndërinstitucional të Punës ka njoftuar se qeveria po bën përgatitjet për hapjen e Kapitullit 24, nëse hapen negociatat me BE-në.

Postuar: 20/07/2019 - 16:17

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka reaguar sa i takon dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pos

Postuar: 20/07/2019 - 15:35

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të hetojë krimin elektoral të 30 qershorit.Opozita ka kal

Postuar: 20/07/2019 - 14:55

Kreu i LDE-së Arian Galdini ka reaguar lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i Kryem

Postuar: 20/07/2019 - 14:51

Pas aktit të dorëheqjes së parevokueshme të Ramush Haradinaj si kryeministër i Kosovës, ka ardhur

Postuar: 20/07/2019 - 14:50

Shkarkimi i Presidentit Ilir Meta duket se nuk do të jetë një proces aspak i lehtë për mazhorancë