Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Hapen dosjet e Sigurimit, Autoriteti i Informimit grumbullon 212 mijë dokumente, ja kërkesat e para që do shqyrtohen

Postuar: 26/01/2017 - 08:36

Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit ka nisur dje zyrtarisht punën për hapjen e dokumenteve të regjimit komunist. Pavarësisht vonesës prej gati 2 vitesh, tashmë duket se ka nisur numërimi mbrapsht për të gjithë ata persona që kanë qenë pjesë e Sigurimit dhe sot mbajnë poste publike. Njohës të fushës kanë deklaruar shpesh se shumë politikanë aktualë kanë pasur lidhje me Sigurimin, ndërsa për shumë të tjerë thuhet se janë manipuluar dhe ndryshuar të dhënat. Por të gjitha këto shumë shpejt pritet që të zbulohen. Dje kryetarja e Autoritetit për Informim, Gentiana Sula, prezantoi strukturën e autoritetit, ndërsa dha dhe informacione mbi procesin e hapjes së dosjeve. Ajo bëri me dije se ka përfunduar procesi i grumbullimit të të dhënave dhe sipas shifrave paraprake janë 212 mijë dosje të ish-Sigurimit të Shtetit, 250 mijë kartela personash, 15 mijë dosje hetimore gjyqësore dhe 21 mijë dosje të përndjekjes. Nga ana tjetër, ajo bëri me dije se nga do nisë puna për hapjen e dosjeve. Sipas Sulës, deri më tani janë dorëzuar disa kërkesa, mes të cilave për ushtarakë dhe zonjën Musine Kokalari. “Ne sot kemi marrë 3 kërkesa për kontroll mbi pastërtinë e figurës. Njëri që është për një detyrë të lartë shtetërore dhe dy që janë për raste medaljesh. Do jemi tërësisht gati për të dhënë përgjigje brenda kohës së përshtatshme për institucionin që ka kërkuar informacion. Së dyti, do të japim të dhënat dhe përgjigjet për familjarët apo personat e prekur. Ne kemi marrë kërkesën e parë dhe vjen nga një familje e nderuar, nga një zonjë është një muzë për ne, Musine Kokalari”, bëri të ditur Gentiana Sula.

Si do verifikohen zyrtarët

Ashtu siç kryetarja e Autoritetit, Gentiana Sula, deklaroi se do administrohet çdo kërkesë nga institucionet, pritet që në ditët në vijim të kalojnë në sitë të gjithë zyrtarët. Ligji kërkon që për çdo emërim apo ngrije në detyrë duhet të kontrollohet për lidhje me Sigurimin. E gjithë administrata shtetërore, krerët e institucioneve kushtetuese, por dhe të institucioneve të tjera do të kalojnë në sitë për të vërtetuar pastërtinë e figurës së tyre. Në këtë mënyrë do të ketë një hapje të dosjeve për të gjithë krerët e ushtrisë në vend. Do të kalojnë në sitë drejtuesit e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, drejtuesit e Gardës së Republikës, si dhe oficerët me gradën “Gjeneral” dhe “Kolonel”. Do të duhet të dëshmojnë se nuk kanë pasur lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit dhe krerët e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe drejtuesit e Shërbimit Informativ të Ushtrisë. Një tjetër kategori që do të preket nga hapja e dosjeve janë dhe drejtuesit e policisë. Përveç krerëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, edhe drejtuesit e komisariateve do të verifikohen nëse kanë pasur apo jo lidhje me Sigurimin e Shtetit komunist. Nuk do të mbeten jashtë dhe drejtuesit e universiteteve, pasi do të verifikohet pastërtia e figurës për rektorët, zv.rektorët dhe dekanët. Në sitë mësohet se do të kalojnë dhe gjyqtarë dhe prokurorë të të gjitha niveleve. Për secilin prej tyre, Autoriteti i hapjes së Dosjeve do të deklarojë nëse kanë qenë apo jo të lidhur me Sigurimin. Pas verifikimit pritet që të nisë dhe spastrimi nga administrata, ku ata që kanë qenë spiunë nuk do të mund të mbajnë apo të marrin poste drejtuese. 

Kliti Topalli

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/10/2018 - 17:40

Pasi kryeministri Edi Rama postoi pak më parë një video ku bënte check-up-in falas në poliklinikën nr.9 në Tiranë, PD ka vijuar akuzat.

Postuar: 18/10/2018 - 17:04

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas letrës së OSBE drejtuar kryeministrit Edi

Postuar: 18/10/2018 - 16:10

 Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, shprehu shqetësimin pas lajmërimi

Postuar: 18/10/2018 - 16:05

Grida Duma duket se e ka humbur rrespektin për paraardhëset e saj në Partinë Demokratike të cilat

Postuar: 18/10/2018 - 15:45

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në poliklinikën nr.9 në kryeqytet për të bërë kontrol

Postuar: 18/10/2018 - 15:34

Deputetja e PD, Grida Duma, e ftuar në emisionin e Jonida Shehut në Top Channel është vënë përbal

Postuar: 18/10/2018 - 15:25

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili përmes një statusi në Facebook ka reaguar pas