BREAKING NEWS

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë nga shtëpia/ Bora Zemani reagon për herë të parë për Donaldin dhe bën deklaratën që askush nuk e priste: Ju lutem qetësohuni!

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Një viktimë në 24 orët e fundit, ja sa infektime janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën
x
BREAKING NEWS

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh çmimin marramendës që kushton: 15 mijë dollarë vetëm në një orë për të udhëtuar. Lëviz me flatra...

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur mëshirë/ Arrestohet djali i humoristit të njohur shqiptar. Zbardhet ngjarja

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur
x
BREAKING NEWS

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon ambasadorja Yuri Kim dhe jep mesazhin e fortë

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon
x
BREAKING NEWS

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do të përballen me reshje masive dhe rrufe gjatë fundjavës. Ja kur pritet më e keqja

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm, ndërron jetë drejtori i këtij gjimnazi në Shqipëri (EMRI)

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit, tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët
x

Politike

“Hapen letrat, Berisha do karrigen e kryetarit dhe Basha kundër të gjithëve”, Mentor Kikia paralajmëron ‘tërmet’ politik: E keqja, ha veten pasi bëhet shumë e madhe, por këtu...

“Hapen letrat, Berisha do karrigen e kryetarit dhe Basha kundër

Gazetari Mentor Kikia ka analizuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se letrat janë hapur dhe tashmë dihet që Berisha kërkon karrigen e kryetarit të partisë, ndërsa Lulzim Basha është kundër të gjithëve.

Postimi i plotë:

Hapen letrat, Berisha do karrigen e kryetarit dhe Basha kundër të gjithëve

Letrat janë hapur. Për këdo që mund kishte ndonjë dyshim se Sali Berisha e ndezi luftën brenda PD-së për parime dhe moral, ai vetë sqaroi se do të jetë kandidat për kryetar. Padyshim, çdo kandidim tjetër do të jetë i kotë. Përtej legjitimitetit të kongresit të jashtëzakonshëm të PD-së dhe datës së mbledhjes së tij, Sali Berisha do të dalë prej ti si kryetar i ri i PD-së, i papranuar zyrtarisht nga kryetari dhe kryesia aktuale. Pavarësisht se si do të vijojë historia, ajo që ka rëndësi sot edhe pikërisht fakti se Berisha u rikthye si një aktor politik, madje i vijës së ashpër, sikundër ka lajmëruar.

Optimizmi i shumë demokratëve të moderuar, që besonin se Berisha do të hapte vetëm procesin, i cili do të çonte në rithemelimin dhe riorganizimin e PD-së, ndërsa vetë do të qëndronte jashtë, ka rënë. Berisha kërkon as më pak e as më shumë karrigen e kryetarit. E bën për inat të Bashës? E bën për sfidë ndaj SHBA? E bën se i duhet një parti për tu mbrojtur nga s’dihet se çfarë?

Nuk ka shumë rëndësi.

Rëndësi ka që kjo shoqëri dhe mjedisi politik është kaq shterpë dhe kaq i kontrolluar, sa pas 35 vjetësh, alternativa e re për të larguar një qeverisje 12 vjeçare e me një barrë aferash mbi shpinë, është sërish Sali Berisha.

Kjo është fatale dhe tragjike për një shoqëri.

I gjëndur mes zjarresh, Basha duhet të bëjë edhe opozitën në kuvend, por edhe të përballojë furinë e Berishës. Ne këto kushte ai ka zgjedhur të ndajë frontet. Nga njëra anë, sipas tij, është treshja Berisha-Meta-Rama(trekëndëshi i Bermundës), dhe në anë tjetër është ai dhe PD. S’dihet dhe për sa kohë…

E keqja, thonë, ha vetën pasi bëhet shumë e madhe. Por këtu ajo është fryrë aq shumë dhe sërish nuk ngopet. Vazhdon të na hajë ne të tjerëve, duke majmur veten.