Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

‘Hapësira sportive në çdo cep të Tiranës’, Veliaj: T’i mbajmë fëmijët sa më pranë sportit dhe larg veseve!

Postuar: 17/09/2019 - 13:12

Krahas sporteve popullore si futbolli, basketbolli apo volejbolli, edhe tenisi po bëhet gjithnjë e më shumë një sport i preferuar për qytetarët e Tiranës, dhe në mënyrë të veçantë për të rinjtë. Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës, përveç palestrave dhe terreneve sportive që ka hapur për komunitetin në shkollat e kryeqytetit, do të mbështesë krijimin e hapësirave të reja të posaçme për të luajtur tenis në të gjithë Tiranën. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndoqi finalet e ndeshjeve për meshkuj dhe femra   të   turneut   “Tenis   Europë   U-16   Telekom   Open”,   ku   theksoi   se   çdo   zonë   e kryeqytetit do të ketë një fushë tenisi për të nxitur të rinjtë që të merren sa më shumë me këtë sport elitar. “Do të vazhdojmë me hapësira tenisi siç kemi bërë tek shkollat “PetroNini”, “Vasil Shanto”, “Ismail Qemali”, do të marrim shumë shpejt edhe hapësirat e tenisit tek Liqeni i Tiranës.  

Besoj se do të kemi fusha cilësore tenisi, ku fryma e mirë që ka   filluar   në   Parkun   Kombëtar   të   Sporteve,   të   mund   të   shpërndahet   nëpër   gjithë qytetin”, tha ai, gjatë ceremonisë së shpërndarjes së çmimeve për turnen ndërkombëtar të tenisit, që u mbajt në Tiranë në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”.Ai u shpreh se investimi në sport është investimi më i mirë për gjeneratat e ardhshme, jo vetëm sa i përket përgatitjes dhe shëndetit fizik, por edhe për formimi e karakterit të çdo njeriu. “Jam shumë i lumtur që kemi ecur kaq shumë me parkun kombëtar të sportit, për faktin se Federata, sipërmarrja private dhe agjenci të tjera shqiptare, e shikojnë sportin si fibrën që e lidh komunitetin tonë. Ne themi shpesh, ndoshta nuk do dalin të gjithë kampionë, po ideja që fëmijët, rinia, po merret me sport, që rri larg rrugës, larg veseve ,në vende të sigurta, në mjedise të ruajtura e të shëndetshme si kjo, në vende ku mësojmë si fitojmë me përulësi, mësojmë edhe si humbim me këmbë në tokë, s’ka çmim”, shtoi kryebashkiaku Veliaj.

Ndaj, ai ftoi të gjithë prindërit që t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në një nga kurset sportive që ushtrohen sot në shkollat e kryeqytetit, pasi vetëm kështu i garantohet një e ardhme më e mirë Tiranës. “Ftesa për gjithë prindërit është të regjistrojmë fëmijët edhe në një kurs sportiv, ku tenisi është ndoshta sporti më elitar dhe më elegant. Nuk mendoj se mësojmë vetëm nga librat, por mësojmë edhe nga kontakti që kemi me njëri-tjetrin; mësojmë që jeta ka edhe fitore, edhe humbje. Mezi pres që këtë vit, përveç 62 shkollave që i kemi  kthyer në hapësira  komunitare, ku  pasdite luhet  tenis, futboll, basketboll, volejboll, të shtojmë regjistrimet dhe të sigurohemi që një ushtri çunash e gocash ngaShqipëria kthehen ndoshta në kampionët e ardhshëm, nga ata që do ngrenë flamurin shqiptar në garat e ardhshme”, u shpreh Veliaj. Turneu   “Tenis   Europe   U-16   Telekom   Open”   u   zhvillua   në   Qendrën   Kombëtare   të Tenisit “National Sport Park”, ku morën pjesë lojtarë nga gjithë Europa, mes të cilëve Adresa: Sheshi “Skënderbej”, Nd.2. Tiranë, Shqipëri, email: [email protected].al1

edhe 10 sportistë shqiptarë. Qendra Kombëtare e Tenisit “National Sport Park” është e përbërë nga 6 fusha tenisi të standardeve ndërkombëtare, 2 fusha beachvoley, një fushë kalçeto, një fushë multisportive dhe dy pishina publike të ndërthurura edhe me funksion sportiv.   Kjo   qendër   është   certifikuar   nga   Federata   Botërore   e   Tenisit   si   qendër Nacionale dhe ka hapur rrugën për financim ndërkombëtar për zhvillimin e saj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/10/2019 - 15:09

Ambasadori i Iranit në Londër, Hamid Baeedinejad ka publikuar ditën e sotme një foto  për të cilën pretendon se është bërë brenda kampit të muxhahedinëve në Tiranë.

Postuar: 21/10/2019 - 15:00

Nëpërmjet një analize të detajuar në rrjetet sociale avokat Spartak Ngjela flet për prapaskenat q

Postuar: 21/10/2019 - 14:53

Deputeti grek i partisë Syriza, Stelios Kouloglou, ka komentuar qëndrimin e pathyeshëm të Francës

Postuar: 21/10/2019 - 14:41

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka hedhur sot akuza të rënda ndaj op

Postuar: 21/10/2019 - 14:19

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur menjëherë akuzave të Lulzim Bashës ndaj qeverisë shqipt

Postuar: 21/10/2019 - 14:08

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari, e ka cilësuar mosh-hapjen e negociatave një ngjarje të

Postuar: 21/10/2019 - 13:59

Deputetja, Rudina Hajdari, shkruan në mediat sociale se i ka kërkuar informacion Gent Cakajt, në