Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Hapet konkursi për të zgjedhur pasuesin e Haki Çakos, ja afati deri kur mund të dorëzohen aplikimet

Postuar: 13/01/2018 - 10:42

Policia e Shtetit ka nxjerrë një urdhër për hapjen e konkursit që mundëson marrjen e gradës “Drejtues i Parë”. Kjo është një gradë e domosdoshme për të gjithë kandidatët që kërkojnë të zënë vendin e Haki Çakos pas shkarkimit të këtij të fundit nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Sipas urdhrit të drejtorit të komanduar, Rebani Jaupi, janë vetëm pesë vende të lira për gradën “Drejtues i Parë”. Po ashtu në urdhër parashikohet që afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit nga të gjithë aplikantët të jetë data 16 janar. Përzgjedhja e pesë kandidaturave më të mira për gradën do të bëhet nga Akademia e Sigurisë, ndërsa pritet që pas datës 16 janar, brenda dy javësh të shpallen fituesit e 5 kandidatëve që do të marrin gradën “Drejtues i Lartë”. Sakaq, ekzistojnë edhe disa kritere që duhet të plotësohen për t’u shpallur fitues, që nga karriera në Policinë e Shtetit, trajnimet e kryera si edhe të gjitha vlerësimet që kanë kandidatët. Deri më tani, kandidatët më të mundshëm për postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit janë emrat e Ardi Veliut, drejtor i Policisë Tiranë, Eduart Merkajt, kreu i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, Gjovalin Lokas, Drejtor i Policisë së Shkodrës, Agron Sojatit, ish-drejtor i anti-terrorit, aktualisht këshilltar për sigurinë në Kryeministri, por edhe të disa drejtuesve të tjerë në radhët e uniformave blu. Sipas të gjitha gjasave, pasuesi i Haki Çakos do të zgjidhet në ditët e para të muajit shkurt. Kujtojmë që ky i fundit u shkarkua pesë ditë më parë nga detyra e tij pas një propozimi të ministrit të Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj. Propozimi i Xhafajt u miratua nga kryeministri Edi Rama dhe menjëherë vendimi hyri në fuqi duke larguar nga puna Haki Çakon. Sipas informacioneve, Xhafaj ia kishte bërë edhe më herët këtë propozim Ramës, por ky i fundit e ka pranuar vetëm të hënën e kësaj jave. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 18

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 16:30

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në një konferencë për shtyp ka bërë publik kallëzimin penal në prokurori kundër Erion Veliaj.

Postuar: 19/09/2018 - 16:18

Gazmend Oketa, njëri prej ish-ministrave të rëndësishëm të Partisë Demokratike, deputet i PD për

Postuar: 19/09/2018 - 16:09

Në vizitën e tij në Tiranë, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, takoi edhe liderin e opo

Postuar: 19/09/2018 - 15:47

Mbledhja e këshillit të legjislacionit ku do të diskutohet nisma kushtetuese e PD për vetingun në

Postuar: 19/09/2018 - 15:39

Ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas e gjeti ditëlindja e tij e 52-të në vizitën zyrtare në Tir

Postuar: 19/09/2018 - 13:49

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë me ministrin e jashtëm gjerman në kuadër të vizit

Postuar: 19/09/2018 - 13:39

Ditën e sotme, PD ka kallëzuar penalisht kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për shpërdori