BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Hapet “Kutia e Pandorës” për familjen “Berisha”, SPAK merr në pyetje Genc Rulin, Imamin dhe Gjunkshin për privatizim e kompleksit “Partizani”, rrezikojnë 7 deri 15 vite burg

Hapet “Kutia e Pandorës” për familjen

Afera e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, duket se do të hapë “Kutinë e Pandorës” për familjen “Berisha”.  Ashtu siç gazeta “SOT” e ka paralajmëruar ditët e fundit, Prokuroria Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit po vijon marrjen në pyetje të ish-zyrtarëve të lartë të qeverisjes së Sali Berishës, në kuadër të hetimit për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Ditën e djeshme para organit të akuzës është paraqitur ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Genc Ruli, si person që ka dijeni në lidhje me aferën e privatizimit të ish-klubit Partizani. Ndërkohë po dje mësohet se janë thirrur për t'u marrë në pyetje edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami si dhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Xhemal Gjunkshi. Por pas qëndrimit në SPAK për më shumë se 60 minuta, zoti Ruli, nuk pranoi që të prononcohej për gazetarët. Mirëpo qetësinë e daljes së tij nga SPAK, e prishi një qytetar, i cili me zë të lartë fyeu ish-ministrin e Ekonomisë, duke i cilësuar si “koka e krimit të Sali Berishës'”. Ky hetim po ndiqet nga prokurorja Enkeleida Millona, e cila ka regjistruar hetimin për veprën penale të pastrimit të parave, ndërkohë që në përfundim pritet të ketë arrestime, për shkak se janë përfshirë në këtë aferë shumë zyrtarë të lartë në kohën kur vendi drejtohej nga qeveria “Berisha”.

Personat e përfshirë në aferë, rrezikojnë 7 deri 15 vite burg

Por kjo lëvizje e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ngushton edhe më shumë “lakun”, pasi për herë të parë në drejtësinë shqiptare mund të shkojnë pas hekurave persona në nivele shumë të larta. Përgjigjja e SPAK për Taulant Ballën i thotë të gjitha, pasi nëse kërkojmë veprën penale për të cilën po hetohet Sali Berisha dhe personat e përfshirë në këtë aferë janë të parashikuar nga neni 287. Prokuroria e Posaçme është duke i hetuar për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Në Kodin Penal thuhet se kur kjo vepër kryhet gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.  “Në përgjigje të kërkesës tuaj dërguar me shkresën Nr. 800, datë 18.02.2022, në lidhje me kallëzimin e depozituar pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar, ju informojmë se: “Pas verifikimeve të kryera, në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rezulton që, më datë 1.12.2020 është regjistruar procedimi penal nr. 287, për veprën penale të parashikuar nga neni 287 i K. Penal, pa emra të regjistruar. Ky procedim është në fazën e hetimit”, njoftoi Arben Kraja, pak ditë më parë. Pra, nëse hetimet për aferën e tjetërsimit të ish-kompleksit Partizani shkojnë si duhet dhe larg çdo presioni të politikës, në finale do të shohim pas hekurave shumë personazhe që deri më dje cilësoheshin si “të paprekshëm” nga drejtësia shqiptare.

Pas Oketës, edhe Berisha pritet të dëshmojë në SPAK

Më herët në SPAK kanë dëshmuar dy ish-ministrat e Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe Gazmend Oketa, ndërsa një ditë më parë dëshmoi edhe ish-gjenerali Brigadës, Vladimir Qirjazi i vetmi që kundërshtoi procedurën e privatizimit dhe e pësoi duke u përjashtuar nga Forcat e Armatosura. Qirjazi para medias tha se kërkesën për të firmosur një procedurë që ai e cilësonte të paligjshme ja kish bërë eprori i tij asokohe ministri Gazmend Oketa. Ai një dëshmitar i çmuar, i cili u mor në pyetje nga SPAK si person i informuar mbi faktet rreth një muaj më parë. Ndërkohë për çështje ditësh, në zyrën e prokurores që po heton aferën e privatizimit të ish-kompleksit, pritet të thirren edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, një prej pronarëve kryesorë të pallateve që fshiu gjurmët e kompleksit Partizani. Kujtojmë se privatizimi i kompleksit ‘Partizani’ është një dosje që tashmë e ka në dorë Prokuroria e Posaçme. Ka qenë kreu i grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla, i cili ka paditur në vitin 2020, ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e heton çështjen e privatizimit të kompleksit 'Partizani' për pastrim parash.

Po kush janë personat e implikuar dhe përfituesit e kësaj afere?

Nuk ka dyshime se orkestruesi është Sali Berisha, në cilësinë e kryeministrit, i cili edhe pse nuk ka firmosur më dorën e tij, ka vendosur në rresht ministra dhe drejtorë për të kaluar pronën publike në duart e dhëndrit Jamarbër Malltezi dhe rrjedhimit e të bijës Argita.  Përfituesi kryesor është Jamarbër Malltezi, i cili nga trashëgimtar i pretenduar i 140 m2 tokë, arriti të merrte 35 % të sipërfaqes falë një marrëveshje suksesi me trashëgimtarët e tjerë, ku në këmbim të kthimit të pronës falë pushtetit të vjehrrit, do t’u merrte në këmbim sipërfaqen në fjalë. Mbi këtë pronë, Malltezi ngriti 19 kulla, me para që nuk u dihet burimi, në të cilat është pronar me 40 %. Nga investigimi i “Report Tv” rezulton se kanë marrë pjesë dhe janë implikuar; te ish ministra të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, Gazmend Oketa dhe Arben Imami, ish ministri i Financave, Ridvan Bode, ish ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, ish-presidenti Bamir Topi, ish-sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Gjergji Lezha, ish-drejtori i Anti-korrupsionit në Kryeministri Oerd Bylykbashi, ish-inspektori i Anti-korrupsionit Ilir Kadiu, i cili ishte edhe në konflikt interesi dhe gjenerali i Brigadës Xhemal Gjunkshi.

Më të lexuarat