Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Hapet sipari i ndryshimeve në qeveri, Meta shndërron impulset në dorëheqje, pas Naços pritet largimi i ministrash të akuzuar për korrupsion

Hapet sipari i ndryshimeve në qeveri, Meta shndërron impulset në dorëheqje, pas Naços pritet largimi i ministrash të akuzuar për korrupsion

Postuar: 10/11/2015 - 07:51

Java politike ka nisur me dorëheqjen e një ministri, me takime intensive në Kryeministri, njerëz që dalin dhe hyjnë nga zyra e Edi Ramës, skenare ndryshimesh të tjera, me enigma dhe pikëpyetje. Sintagma “impulset e reja”, e lakuar aq shpesh nga Ilir Meta, ka prodhuar dje ndryshimet e para në qeveri dhe dallgë në kabinetin “Rama”. Dorëheqja e befasishme e ministrit të Drejtësisë Nasip Naço dhe zëvendësimi i menjëhershëm i tij me Ylli Manjanin, ishte një mesazh i qartë që Ilir Meta i dha kryeministrit Edi Rama. Vetëm disa ditë pasi Edi Rama deklaroi se qeveria mund të ndryshonte vetëm në rast përmbysjesh ekuilibrash në mazhorancë, Ilir Meta lëkundi dje kabinetin qeveritar, duke zëvendësuar me një lehtësi të habitshme një ministër. Megjithatë, mesazhi konsiston diku tjetër. 
 
Mesazhi i Ilir Metës për Edi Ramën 
 
Ilir Meta shkarkoi Nasip Naçon, një ministër i papërfolur për korrupsion, me performancë mesatare, por mbi performancën e gjysmës së kandidatit qeveritar, një ministër që nuk ishte problematik për raportet në koalicion dhe që kishte një bashkëpunim korrekt me partnerët. Ilir Meta e largoi Nasip Naçon për të krijuar një kontrast midis ministrave të tij dhe disa ministrave të Edi Ramës, të përfshirë në afera korruptive, pazare dhe skandale të rënda, të ekspozuar ndaj krimit, të implikuar në trafiqeve si dhe të kallëzuar në prokurori për shpërdorime qindra milionë euro. Tërheqja e Naços nga kabineti qeveritar është një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama, i cili duhet të lëshojë ministrat e akuzuar për korrupsion dhe abuzime. Largimi i Naços është një mesazh për ministrin e Energjetikës, Damian Gjiknurin, i kallëzuar në prokurori si përgjegjës për marrëveshje me CEZ, ku shteti shqiptar ka humbur 479 milion euro. Është një kambanë alarmi me Lindita Nikollën, kabineti i së cilës është kallëzuar në prokurori për abuzime me tendera dhe fundosje të arsimit publik. Është një sinjal për Saimir Tahirin, ministrin më të akuzuar në kontinent për lidhje me krimin. Largimi i Naços është një mesazh për Ilir Beqjen, ministrin e tenderave më skandalozë, ish-kompani e të cilit mori 28 tendera në 22 muaj. Është një fshikullimë për Arben Ahmetajn dhe Shkëlqim Canin, dy ministrat që kanë bllokuar investimet e huaja dhe që po rrënojnë buxhetin e shtetit. 
 
Pritet hapi i Ramës 
 
Teksa këmbënguljet publike të kryeministrit Rama për të mos ndryshuar qeverinë tashmë nënkuptojnë të kundërtën, dorëheqja e Nasip Naços pritet t’u hapë rrugë ndryshimeve zinxhirë në kabinetin qeveritar. Ndërsa Ilir Meta hodhi hapin e parë, duke zëvendësuar një ministër, tashmë topi është në fushën e Edi Ramës, për të lëvizur “gurët” e tij. Mbi kryeministrin e vendit ka një presion dhe trysni të gjithanshme, për t’u hapur rrugë ndryshimeve në kabinet, pra për të zëvendësuar kuajt e lodhur të qeverisë, të cilët i kanë sjellë kabinetit një konsumim të parakohshëm. Teksa sipari i ndryshimeve është hapur, ka një pritshmëri të madhe për mundësinë e ndryshimeve në kabinetin qeveritar, para mbajtjes së Kongresit të partisë. Flitet për të paktën tre deri në katër ministra që mund të ndryshohen.  Eneida Jaçaj 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 05/12/2019 - 16:09

Kryeministri Edi Rama ka thirrur sot në zyrën e tij, inxhinieren Luljeta Bozo, të cilës i kërkoi ndihmë për fazën e ekspertimit të godinave të cilat janë dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Postuar: 05/12/2019 - 15:36

Kryetari i PD Lulzim Basha ka vizituar banorët e prekur nga tërmeti në Lezhë.

Postuar: 05/12/2019 - 15:35

Nga foltorja e Kuvendit Rama shpalosi para deputetëve edhe njëherë planin si do të bëhen lagjet e

Postuar: 05/12/2019 - 15:24

Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, Edi Rama u ndal edhe tek rastet e  vjedhjes së ndihm

Postuar: 05/12/2019 - 15:13

Kryeministri Edi Rama në foltoren e Kuvendit, ku po diskutohet pr/buxheti i vitit 2020 tha se rrë