Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Hapja e negociatave, Bushati takon ministrin holandez

Postuar: 14/02/2018 - 18:35

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi një takim me ministrin holandez për Drejtësinë dhe Çështjet e Sigurisë Ferdinand Grapperhaus.

Ministrat diskutuan për bashkëpunimin mes dy vendeve, perspektivën evropiane të Shqipërisë, bashkëpunimin në përballjen me sfidat e sigurisë dhe me shtetin e së drejtës, si dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Bushati e njohu zyrtarin e lartë holandez me hapat konkretë të ndërmarra nga qeveria shqiptare në fushën e reformave dhe në përmbushje të prioriteteve kryesore për hapjen e negociatave për anëtarësim. 

Ai u ndal veçanërisht tek reforma në drejtësi, e cila, sipas tij, ka nisur te japë rezultatet e para dhe është pararojë edhe për vendet e rajonit.

Ministri Grapperhaus u shpreh se Holanda është e hapur për të bashkëpunuar me Shqipërinë dhe se vlerëson punën e bërë kohët e fundit, kryesisht në fushën e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.

Ministrat diskutuan dhe për situatën në rajon. Ministri Bushati theksoi se Shqipëria është faktor stabiliteti dhe sigurie.

Ministri Bushati dhe ministri Grapperhaus morën pjesë në konferencën e organizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Çështjeve të Sigurisë, për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe shtetin ligjor për ngritjen e kapaciteteve të përbashkëta, me qëllim krijimin e një të ardhmeje më të mirë dhe të sigurt për qytetarët tanë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 27/05/2018 - 22:49

Nesër pritet të shqyrtohet në Gjykatën e Apelit kërkesa e ish ministrit Saimir Tahiri për t’i hequr masën ‘arrest shtëpie’ e dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Postuar: 27/05/2018 - 22:39

Pak ditë më parë u njoftuar se krye kryeadministratori i Shëngjinit Tonin Uldeja është larguar nga detyra për t’i zëvendësuar, por në një reagim për mediat gjatë ditës së

Postuar: 27/05/2018 - 22:19

Aksidentin tragjik i ditës së sotme ku humbën jetën dy të rinj, 21 dhe 26 vjeç, në autostradën Milot-Fushë Krujë, i tronditi të gjithë.

Postuar: 27/05/2018 - 21:45

Me një deklaratë të papritur dhe ‘pa dorashka’ ambasadori Lu deklaroi se ka informacione se gjyqtarëve të Apelit u janë ofruar para që të lirojnë ish-ministrin Tahir

Postuar: 27/05/2018 - 21:27

Skënderbeu u shpall për herë të parë në histori kampion i Kupës së Shqipërisë.

Postuar: 27/05/2018 - 20:55

Deputeti i LSI-së Petrit Vasili ka vlerësuar pjesëmarrjen e qytetarëve në protestën e së shtunës, e cila kishte në fokus Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Postuar: 27/05/2018 - 18:50

Një ditë pas protestës së opozitës në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ kreu i PD, Lulzim Basha ka mbledhur në seli aleatët.