Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Hapja e negociatave për në BE, Gent Cakaj jep lajmin e mirë nga Italia

Postuar: 12/06/2019 - 10:43

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj u takua ditën e djeshme me ministrin e Jashtëm të Italisë, Enzo Moavero Milanesi.

Takimi u realizua në kuadër të mbledhjes së Inicativës të Evropës Qëndrore në Trieste.

Në një postim në Facebook, Cakaj tregon se Italia mbështet hapjen e negociatave për anëtarësim e Shqipërisë në BE.

Ndërkaq, ai thotë se Shqipëria dhe Italia do të vazhdojnë bashkëpunimin në kuadër të Trojkës dhe në funksion të Kryesisë Shqiptare të OSCE në 2020.

Postimi i plotë:

Në margjina të mbledhjes të Inicativës të Evropës Qëndrore në Trieste, edhe një takim bilateral me Ministrin e Jashtëm të Italisë, z. Moavero Milanesi !

Katër mesazhe të rëndësishme nga takimi i sotëm:

1. Shqipëria dhe Italia mbeten të përkushtuara për ta forcuar angazhimin dypalësh në të gjitha fushat e interesit të ndërsjelltë;

2. Shqipëria dhe Italia do të thellojnë bashkëpunimin e dyanshëm në shërbim të forcimit të Inicativës së Evropës Qëndrore;

3. Italia mbështet hapjen e negociatave për anëtarësim në BE menjëherë sipas rekomandimit të Komisionit Evropian;

4. Shqipëria dhe Italia do të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në kuadër të Trojkës dhe në funksion të Kryesisë Shqiptare të OSCE në 2020;

Shqipëria dhe Italia mbesin partnerë të pazëvendësueshëm strategjik dhe politik për njëra-tjetrën!

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/06/2019 - 19:07

Kryeministri Edi Rama, ndërsa po zhvillonte fushatën e radhës elektorale në Pogradec, ka ironizuar opozitën me “filxhanin”.

Postuar: 16/06/2019 - 18:55

Ish-deputeti i PD për Elbasanin Edmond Spaho, ka reaguar menjëherë pas vendimit të gjykatës së El

Postuar: 16/06/2019 - 18:44

Gjatë takimit në Pogradec, kryeministri Edi Rama u shpreh se kryetari aktual i bashkisë Eduart Ka

Postuar: 16/06/2019 - 18:21

Kandidati për Bashkinë e Këlcyrës Hazbi Kasaj, ka komentuar vendimin e presidentit Ilir Meta, i c

Postuar: 16/06/2019 - 18:12

Ish-deputeti i PD-së, Xhemal Gjunkshi denoncoi ngjarjen e ndodhur sot në mesditë në Bulqizë, ku u

Postuar: 16/06/2019 - 17:59

Prej më shumë se dy vitesh Shqipëria po reformon tërësisht sistemin e drejtësisë me asistencën e

Postuar: 16/06/2019 - 17:41

Militantët e PD-së dhe LSI janë mbledhur për t'i bllokuar rrugën kryeministrit Rama që po kth