BREAKING NEWS

Vrasës gjakftohtë dhe të pamëshirshëm, kush janë 2 vëllezërit Lala dhe vlonjati i rrezikshëm të shpallur prej vitesh në kërkim nga policia (EMRAT+FOTO)

Vrasës gjakftohtë dhe të pamëshirshëm, kush janë 2
x

Politike

Hapja e negociatave për Shqipërinë/ Ministri i Jashtëm grek zbulon kushtin që ka Greqia

Hapja e negociatave për Shqipërinë/  Ministri i Jashtëm grek

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dhendias ka ripërsëritur se një prej kushteve kryesore që kërkon Athina ndaj Tiranës për të mbështetur fillimin e negociatave me BE janë të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri.

Në një intervistë për gazetën “Kathimerini” të së dielës ai tha se Greqia tashmë është rikthyer dhe ka për të luajtur një rol të madh dhe pozitiv në Ballkan duke ndihmuar partnerët e saj në BE, Bullgarinë dhe Rumaninë të cilat janë jashtë Shengenit dhe dëshirojnë të anëtarësohen.

“Flasim ndershmërisht me Shqipërinë. Kërkojmë mbrojtjen e të drejtave të pakicës Greke. Ne nuk kemi pretendime për Shqipërinë. Greqia është një faktor i stabilitetit dhe sigurisë së kufijve. Sidoqoftë, Shqipëria duhet të kuptojë që ecuria e saj europiane përmban mbrojtjen e te drejtave dhe parimeve europiane, të cilat sigurojnë mbrojtjen e pakicave. Kërkon gjithashtu respektimin e pasurive të tyre. Dhe nuk ka mundësi që pasuritë në zonën bregdetare të Himarës të mos jenë objekt që duhet mbrojtur”ka deklaruar kryediplomati grek.