Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Hapja e negociatave sjell furtunë në politikë, Donald Tusk i kërkon Ramës luftë të ashpër ndaj korrupsionit, Brukseli ndez motorët për SPAK dhe BKH

Postuar: 18/09/2019 - 13:04

Hapja e negociatave të Bashkimit Evropian me Shqipërinë pritet të sjellë tërmet në radhët e të korruptuarve. Dje zhvilloi një vizitë në Tiranë kreu i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i cili u takua me kryeministrin Edi Rama. Në fokus të bisedës ka qenë vendimi për negociata në tetor dhe përmbushja e kushteve nga vendi ynë. Sipas burimeve, një rëndësi i është kushtuar reformës në drejtësi, ku Tusk ka kërkuar që të dërgohen pas hekurave të gjithë të korruptuarit. Po ashtu, mësohet se ka kërkuar që të nxitohet me SPAK dhe BKH. Ai ja ka bërë të qartë kryeministrit se hapja e negociatave duhet të shoqërohet me reforma konkrete dhe sidomos në luftën e korrupsionit. Kjo u konfirmua dhe në konferencën e shtypit. Tusk deklaroi se lufta kundër korrupsionit është kushti kryesor i BE, ku theksoi edhe dy “fiksimet” që do ndikojnë në hapjen e negociatave, të cilat kanë të bëjnë me marrëdhëniet fqinjësore sa më të mira, si dhe pajtimi. “Në takimin e sotëm, ne diskutuam edhe rëndësinë që ka për Shqipërinë ruajtja e historikut solid në lidhje me luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, pra, për sundimin e ligjit. Ky fiksim apo obsesion i Bashkimin Evropian me sundimin e ligjit dhe madje do të shtoja dhe dy elementë të tjerë, si marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe pajtimi, është pjesë e ADN-sëtonë dhe ka për të qenë dhe ka për të vazhduar të jetë e tillë edhe kur ju të bëheni shtet anëtar. Përndryshe, projekti evropian nuk do të qëndronte dot në themele të forta. Por po aq e rëndësishme është edhe fakti që anëtarësimi i Shqipërisë dhe i rajonit në BE është në interesin më të mirë të të gjithë Evropës, pasi nuk do të mund të ketë Evropë të sigurt dhe stabël pa integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE, pasi këtu bëhet fjalë për rëndësinë madhore të së ardhmes tonë të përbashkët”, u shpreh Tusk. Por pas deklaratës së Donald Tusk, duket se tashmë Brukseli do ti ketë sytë te Struktura e Posaçme Antikorrupsion dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Pas sinjaleve pozitive se në tetor do hapen negociatat me BE, duket se presioni te dy institucionet e reja të drejtësisë presioni do të jetë më i madh. Brukseli do kërkojëme çdo kusht nga SPAK dhe BKH arrestimin në nivele të larta të të korruptuarve. Hapja e negociatave duket se po sjell një furtunë të fortë në arenën politike, ku të gjithë pushtetarët e përfshirë në afera korruptive do të përballen me drejtësinë.

Tusk mbështet integrimin në BE

Më tej, kreu i Këshillit Europian Donald Tusk shprehu mbështetjen e tij për integrimin e vendit në BE, duke shtuar se Shqipëria do të trajtohet me të njëjtin respekt si të gjitha vendet e tjera që janë pjesë e unionit. “Në qershor, krerët e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian u angazhuan për të dhënë një vendim të qartë dhe substantiv për çeljen ose jo të negociatave me ju dhe me fqinjën tuaj Maqedoninë e Veriut në tetor të këtij viti. Po i afrohemi gjithmonë dhe më shumë këtij momenti. Unë kam qenë gjithmonë i mendimit që BE duhet të çelë negociatat, pra, këto bisedime për anëtarësim si me Shqipërinë, ashtu dhe me Maqedoninë e Veriut, në përputhje kjo me rekomandimin pozitiv të Komisionit. Nuk e kam ndryshuar mendjen, vazhdoj të jem i të njëjtit mendim. Vendi juaj duhet të trajtohet me të njëjtin respekt dhe sipas meritave të veta, ashtu siç janë trajtuar dhe të gjitha vendet e tjera dhe do trajtohen vendet e tjera të rajonit, të cilët ndajnë me ju objektivin e të qenit vend anëtar në BE”, tha Tusk. Gjatë takimit të djeshëm, kryeministri i akordoi zyrtarit evropian “Yllin e madh të Mirënjohjes”. Po ashtu u konfirmua ajo që tha gazeta dje se Tusk nuk do takohet me presidentin Meta. Paradite ai ishte në Maqedoninë e Veriut dhe u takua me presidentin, por në Tiranë aspak. Pas zyrtarit të DASH, Tusk është i dyti personalitet që refuzon takimin me Metën.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/10/2019 - 20:23

Kryedemokrati Lulzim Basha, i ftuar në 10 vjetorin e themelimit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit ka deklaruar se prioriteti i opozitës është thellimi i bashkëpunimit me amerikanët.

Postuar: 14/10/2019 - 20:04

Pasi deklaruan ndryshimin e kryetarit të grupit dhe reagimit të Rudina Hajdarit për të kundërtën,

Postuar: 14/10/2019 - 19:52

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu si rrallë ndonjëherë ka folur në “Ftesë në 5&r

Postuar: 14/10/2019 - 19:27

Deputetja, Rudina Hajdari ka reaguar pas lajmit se është shkarkuar nga posti i kryetares së Grupi

Postuar: 14/10/2019 - 19:04

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt bën të qartë se BE-ja e shikon me një rëndësi t

Postuar: 14/10/2019 - 18:56

Partia Demokratike shprehet se policia është vendosur përballë grave dhe fëmijëve që protestojnë