BREAKING NEWS

Tronditet futbolli, ndërron jetë legjenda Diego Armando Maradona

Tronditet futbolli, ndërron jetë legjenda Diego Armando Maradona
x

Politike

“Hapjen dosjet dhe dalin dokumentet e Hagës”, Balla publikon videon ‘bombë’ për Bashën: Me çfarë statusi ai gjendej në dhomën ku pyetej shoqëruesi i Rugovës?

“Hapjen dosjet dhe dalin dokumentet e Hagës”, Balla publikon

Numri dy i PS, Taulant Balla përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar faktet që implikojnë kryedemokratin Lulzim Basha në çështjet e rënda të hetimeve për krime luftë që po bën Haga nga ish-krerëve të UÇK-së.

“HAPEN DOSJET DHE DALIN DOKUMENTAT E HAGËS

Me çfarë statusi gjendej Lulezim Basha në dhomën ku pyetej shoqëruesi i Rugovës në Hagë, në vitin 2000?

Pse Adnan Merovci u pyet nga gjykatësi për Lulzim Bashën dhe statusin e tij?

Pse “përkthyesi” Lulzim Basha nuk ishte një përkthyes i listuar tek lista zyrtare në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës?

Kujtojmë se Adnan Mervoci, ish-shoqëruesi i Presidentit Ibrahim Rugova është pyetur në Gjykatën e Hagës në seancën gjyqësore kundër Vlastimir Djordjevic, ish-Zëvendësministër i Brendshëm i Serbisë, përgjegjës për shumë krime në Kosovë.

Merovci dëshmon se është pyetur për një çështje tjetër ndaj ish-Presidentit Milutinoviç dy herë, një herë në Prishtinë e më pas në Hagë në prill të vitit 2000.”, shkruan Balla.