BREAKING NEWS

Koronavirusi/ Mjeku Pëllumb Pipero tregon sa mundësi kanë të shërohen pacientët e vendosur në intubim

Koronavirusi/ Mjeku Pëllumb Pipero tregon sa mundësi kanë të
x

Politike

“Hapni sytë”, pas thirrjes së Metës për marshim, ish-ministri ngre alarmin dhe tregon çfarë mund të ndodhë: Përdhunoi dhe sakatoi...

“Hapni sytë”, pas thirrjes së Metës për

Ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, ka paralajmëruar se në Shqipëri po instalohet një ‘diktaturë institucionale’.

Statusi i Panaritit në Facebook

‘Çfarë ka ndodhur do të ndodhë, çfarë po ndodh ka ndodhur!

Hapni sytë dhe mësoni nga historia! Sepse ajo nuk është aty vetëm për tu rrëfyer. Henri i 8-të i Anglisë, mbreti mizor njihet si diktatori i parë në histori i cili sundoi, vrau dhe preu në mënyrë ‘moderne’ dhe institucionale. Përdhunoi dhe sakatoi kundërshtarët me gjykata, me prokurori dhe mbi të gjitha me anë të parlamentit të kapur.

Edhe Henri, përdori parlamentin për përmbysjen radikale të Kushtetutës dhe miratimin e masave të jashtëzakonshme të tipit Anti -KÇK, njëra prej të cilave njihet si ‘Bill of Atteinders’, e cila i jepte të drejtë mbretit të arrestonte dhe konfiskonte edhe pa vendim gjykate. Kur kisha katolike, në atë kohe si autoritet suprem ja ndaloi divorcin nga gruaja, thjesht me anë të parlamentit e shkriu atë dhe themeloi kishën e tij!

Shumë të tjerë diktatorë, më pas u frymëzuan nga ai për diktatura institucionale. Besoj se i njihni’, paralajmëron Panariti me shënimin e tij në FB.

“Hapni sytë”, pas thirrjes së Metës për