Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Hapni të gjitha kutitë!", Pjerin Ndreu i befason të gjithë me deklaratën pas lëvizjes së KQZ-së

Postuar: 12/07/2019 - 13:29

Kryebashkiaku i Lezhës, i zgjedhur më 30 qershor, Pjerin Ndreu ka komentuar rinumërimin e kutive në 11 qendra votimi në Bashkinë e Lezhës në KQZ, ku nuk doli të kishte më shumë vota se votues siç pretendoi kandidati në garë përball tij, Eduard Ndocaj nga Partia Konservatore.

As edhe një votë tepër, shkruan Ndreu në një reagim në rrjetin social Facebook, ku teksa e quan model procesin në Lezhë, thotë që të hapen të gjitha kutitë.

"Pas hapjes se 11 kutive rezultoi se as edhe një votë nuk është shtuar për Pjerin Ndreun, as edhe një. Ka vetëm një gabim njerëzor në plotësimin e proces-verbalit mes dy kandidateve te tjerë me 2 edhe 5 vota, të cilat ishin 5 dhe 2 në fakt (invert). Ironikisht kandidati ankimues në një kuti doli qe kishte një votë më tepër. Gabim njerëzor për shkak të lodhjes ose lapsus që nuk e fshin dot korrektësinë e secilit komisioner, secilit numërues dhe secilit anëtar të KZAZ-ve në Lezhë. Po e përsëris, hapni të gjitha kutitë. Procesi i Lezhës ishte model. Çdo votë është numëruar dhe vullneti i 17.8% (pjesëmarrje ndër më të lartat në bashkitë e drejtuara nga të djathtët) të qytetarëve që votuan është lexuar ashtu sikur ishte vullneti i tyre", shkruan Pjerin Ndreu.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 11:35

Në një deklaratë për mediat, kreu i PD-së Lulzim Basha denoncoi koncesionet e miratuara një ditë më parë në Parlament nga maxhoranca qeverisëse.

Postuar: 19/07/2019 - 11:27

Në Shqipëri parlamenti miratoi të enjten në mbrëmje, me votat vetëm të shumicës, në seancën e fun

Postuar: 19/07/2019 - 10:41

Kryetarja e bashkisë së Përrenjasit ende në detyrë, Miranda Rira ka kërkuar të jetë e pranishme n

Postuar: 19/07/2019 - 10:14

Mbështetja që Sllovenia i ka dhënë Shqipërisë, është një inkurajim në përpjekjet e Shqipërisë për

Postuar: 19/07/2019 - 09:43

 “Shqipëria sot ka vetëm një problem, ka vetëm një pengesë dhe vetëm një frymezues, pë

Postuar: 19/07/2019 - 09:20

Kriza politike në Shqipëri duket se është marrë në dorë nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.