BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Haradinaj flet hapur: Nuk komunikoj më me Edi Ramën, për zhvillimet në Shqipëri më informon Ilir Meta

Haradinaj flet hapur: Nuk komunikoj më me Edi Ramën, për

Pas konfliktit me Edi Ramën, Haradinaj informohet tashmë nga Ilir Meta, ja qëndrimi i rij për masat e marra nga qeveria shqiptare. Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj foli gjatë ditës së sotme mbi situatën e krijuar në Kosovë nga COVID-19, si dhe marrëdhëniet e tij me politikanët shqiptarë.

Gjatë një interviste televizive, Haradinaj deklaroi se me kryeministrin shqiptar nuk ka komunikuar fare mbi zhvillimet e ndodhura së fundmi, pasi për shkak të përplasjeve nuk kanë më asnjë lloj komunikimi. Haradinaj shtoi se për raste të caktuara komunikon me presidentin Ilir Meta dhe e pyet apo informohet. “Me thënë të drejtën kam një ndërprerje në komunikim,ka një kohë të gjatë, prej rrethanave të tjera. Nuk kam arritur me e rikthy. Jam interesuar për gjendjen përmes plot kanaleve, në raste të caktuara komunikoj me presidentin Meta, por dhe me shumë të tjerë. Tani duhet të shpreh respekt për të gjitha ato masa. Bëhet fjalë për ruajtjen e jetës së njerëzve. Me siguri ka vend për kritika dhe për t’u bërë më mirë por duhet shprehur respekt sepse kërkohet edhe disiplinë. Ne kemi një rregull të papajtueshmëri politike të gjithë ndër vete, edhe unë i kam në raste të caktuara me zyrtarë të caktuar. Por është kohë që duhet të jemi bashkë, vërtetë duhet ta kalojmë këtë situatë bashkë”, u shpreh kreu i AAK-së.

Haradinaj vijoi më tej duke komentuar edhe kapacitetet e dy vendeve në përballimin e kësaj situate duke u shprehur se pas fatkeqësisë së tërmetit duhet të kishim mësuar të vepronim më shpejt dhe më pranë njëri tjetrit. “Ne si shqiptarë kemi pasur tërmetin në Shqipëri dhe tani prapë kemi pandeminë. Kjo duhet të na kishte ndihmuar ne me i rrit kapacitetet tona vepruese në raste fatkeqësie në vështirësi të caktuara. Ne duhet me qenë një përkujtues i fundit për ne si shqiptar, po flas ne si popuj si vende me bë kujdes me i rrit këto kapacitete. E ka shprehje populli po më zure pa përgatitur fale, herën e dytë jo. Kosova dhe Shqipëria duhet ti kenë kapacitetet e veta me u përball me fatkeqësi natyrore si rasti i tërmetit, vërshime, zjarr,epidemi ose pandemi siç ndodhi ky rasti i fundit. Mund të ketë edhe fatkeqësi të natyrave të tjera ne duhet me u përgatit dhe me qenë të aftë. Ja kemi borxh jetës sonë,fëmijëve tanë”, u shpreh Haradinaj.

Më të lexuarat