Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Hardalloseni me festa e muzikë, në tarracën e bashkisë, e tregon sahati i Veliajt”/ Deputeti nxjerr videon në Kuvend: Të detyruar të dëgjojnë tekste ‘të vras, të pres’

Postuar: 18/07/2019 - 14:41

Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri është shprehur kundër miratimit të ndryshimeve për ashpërsimet në Kodin Penal, pasi sipas tij nuk janë njësoj për të gjithë qytetarët.

Duke marrë shkas nga dënimet për ndotjet akustike, Valteri u ndal te zhurmat me të cilat përballen banorët që jetojnë pranë qendrës së Tiranës.

Ndërsa publikon një video nga tarraca e bashkisë në Tiranë se është vetë shteti ai që e shkel këtë ligj, deputeti ka replikuar edhe me deputetin e PS, Fatmir Xhafaj.

Pjesë nga fjalimi:

Valteri: Kodi penal ka nevojë për ndryshme rrënjësor e jo sipas dëshirave të çmendura nga skizofrenia që ju karakterizon. Nuk ka më turp se kush proteston për bllokim rruge, rrezikon burg. Janë mizore.

Kam një këshillë për ju, kujdes me ëndrrat e dëshirat se mund të bëhen realitet. Nuk janë të rastësishme, që njerëzit të heshtin, pastaj të fshihen nga frika prej jush. Heshtja është kap floriri, jo si ajo e Ilirt. Ju ftoj të mos e miratojmë këtë ligj.

Sa i përket rendit dhe qetësisë publike për ndalimin e zhurmave, jam shumë dakord, por të zbatohet njësoj për të gjithë.

Ndërsa vetë hardalloseni me festa e muzikës, në tarracën e bashkisë së Tiranës më 4 korrik ju festonit edhe pas orës 12 të natës, dhe këtë e tregon edhe sahati i Veliajt.

Ndërhyn Fatmir Xhafaj nga vendi

Valteri : Është festa e SHBA, dakord, ju bëni të gjitha bashkë dhe e shkelni ligjin me të dyja këmbët. Qytetarët që jetojnë pranë qendrës së Tiranës përballen vazhdimisht me këtë problem, madje këngëtarët kanë edhe tekste që një në dy fjalë janë : të vras, të pres…

Ndërhyn sërish Fatmir Xhafaj nga vendi

Valteri: Fatmir mund të dalësh të replikosh, të lutem mos fol nga vendi. Pra, ligjet nuk bëhen vetëm për vilat te Kodrat e Diellit, se atje nuk performojnë këngëtarë hip- hopi e tallavaje.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/08/2019 - 13:01

“Bankers Petroleum” nuk do paguajë gjobën e rëndë prej 104 milionë lekësh.

Postuar: 24/08/2019 - 12:25

Ambasadori i ri i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, i cili mori zyrtarisht detyrën pak ditë më

Postuar: 24/08/2019 - 11:41

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër lajm të mirë, sa i takon projekteve për rrugët në vend.

Postuar: 24/08/2019 - 10:21

Numri dy i qeverisë, zv.kryeministri Erion Braçe reagon ashpër pas shkrumbimit të malit të Shëngj

Postuar: 24/08/2019 - 09:21

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se janë shkarkuar nga puna disa punonjës në zyrën e Hipotekës.

Postuar: 24/08/2019 - 09:21

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zbritur nga Mali i Tomorrit dhe është ndalur të pushojë në