BREAKING NEWS

Mediat serbe jehonë vrasjes së tmerrshme në Kosovë: Policia e rrethoi, por autori zgjodhi të vriste veten

Mediat serbe jehonë vrasjes së tmerrshme në Kosovë: Policia
x
BREAKING NEWS

Deputetja demokrate habit me deklaratën: Partia Demokratike ka përgjegjësi për largimin e të rinjve

Deputetja demokrate habit me deklaratën: Partia Demokratike ka
x
BREAKING NEWS

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimorë në Tiranë, i pranishëm edhe kancelari gjerman, ja kush do ta shoqërojë

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimorë në
x
BREAKING NEWS

Zgjedhja e kreut të SPAK, avokati bën deklaratën e fortë: Kanë devijuar nga objektivi, nuk po merren me zyrtarët e lartë

Zgjedhja e kreut të SPAK, avokati bën deklaratën e fortë:
x
BREAKING NEWS

Përplasja Braçe-Balla për buxhetin, deputeti i PS-së zbardh prapaskenat

Përplasja Braçe-Balla për buxhetin, deputeti i PS-së
x
BREAKING NEWS

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë po ndodh

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë del me
x
BREAKING NEWS

“Rama kërkon të vrasë fjalën e lirë”/ Çfarë po paralajmëron Berisha: Brenda 6 muajve tre media...

“Rama kërkon të vrasë fjalën e lirë”/
x
BREAKING NEWS

Çfarë i kërkoi gruaja shtatzënë? Zbulohet LETRA e Sokol Halilit pak momente pas aktit të tmerrshëm (FOTO)

Çfarë i kërkoi gruaja shtatzënë? Zbulohet LETRA e
x

Politike

Harta e re Gjyqësore, Manja: Është e duhura, mund të krijojmë degë të gjykatave nëse shtohen çështjet

Harta e re Gjyqësore, Manja: Është e duhura, mund të

Gjatë fjalës së tij në Kuvend ministri Drejtësisë foli dhe për miratimin e Hartës Gjyqësore në Këshillin e Ministrave dhe u shpreh se kjo është zgjidhja më e mirë për sistemin e drejtësisë. Ai u shpreh se harta e re do të hyjë në fuqi me 1 shkurt të vitit që vjen dhe do të procedohet me hapa, njëherë gjykatat e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe më 1 korrik gjykatat e Apelit të Shkallës së Parë.“Harta e re gjyqësore kaloi sot në qeveri dhe kam dosjen e plotë të hartës së re. Dua të falenderoj KLGJ për punën 3 vjeçare, e para  në llojin e vet me një grup ekspertësh, të asistuar nga ekspertët më të mirë të Këshillit të Europës por edhe me një ndihmë teknike nga SHBA që gjatë 3 viteve, nga nëntori 2019 finalizuan hartën e re gjyqësore, një produkt i sistemit gjyqësor. Ministria e Drejtësisë në referencë të ligjit 98/2016 është përfshirë që ditën e parë deri te bashkëpropozimi që u votua sot. Është ekzekutivi që do të japë mbështetjen për buxhetimin e hartës dhe logjistikën për të garantuar mirëfunksionimin e sistemit gjyqësor. I kam dëgjuar të gjitha shqetësimet por dua të bëj të qartë se harta e re nuk do të cenojë asnjë shërbim për qytetarët në vendet ku gjykatat do mbyllen. Shërbimet gjyqësore do të jetë aty. Më 1 shkurt gjykatat e apelit, më 1 maj gjykatat e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe më 1 korrik gjykatat e Apelit të Shkallës së Parë. Në varësi të numrit të gjyqtarëve që do kemi, ligji ka krijuar mundësinë e krijimit të degëve të gjykatave nëse do ketë shtim të volumit çështjeve. Të japim kontributin për implementimin e hartës dhe ta shfrytëzojmë këtë periudhë tranzitore për edukimin e qytetarëve me familjarizimin e hartave të reja”, tha ai. Kujtojmë se qeveria shqiptare ka miratuar Hartën e re Gjyqësore. Ashtu siç kishte paralajmëruar harta e re është miratuar, pa marrë parasysh bojkotin e avokatëve që vazhdon prej disa javësh. Aktualisht Shqipëria ka 6 apele në të gjithë vendin dhe reduktohet në një Apel kombëtar ndërsa 13 do të jetë numri i gjykatave të shkallës së parë nga 22 që është aktualisht. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë. KLGJ miratoi draftin më 10 qershor dhe i vetmi ndryshim nga propozimi i mëparshëm ishte shtimi i një gjykatë e shkallës së parë në Sarandë.

Më të lexuarat