BREAKING NEWS

E rëndë në Peshkopi, plagoset me armë zjarri 16-vjeçarja, zbardhen detajet e para

E rëndë në Peshkopi, plagoset me armë zjarri
x
BREAKING NEWS

Partia Socialiste mbledh Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

Partia Socialiste mbledh Kryesinë, çfarë pritet të
x
BREAKING NEWS

“Fluturojnë” rastet e reja, Ministria e Shëndetësisë zbardh bilancin e 24 orëve të fundit: Shënohet një humbje jete nga COVID

“Fluturojnë” rastet e reja, Ministria e
x
BREAKING NEWS

“FOTO HISTORIKE”/ Kreshnik Spahiu publikon foton e rrallë të Fatos Nanos: Këtu për herë të parë u...

“FOTO HISTORIKE”/ Kreshnik Spahiu publikon foton e rrallë
x
BREAKING NEWS

“PD do shpallet...”, paralajmërimi i fortë i Ngjelës për protestën e 7 korrikut: Berisha do destabilizim, do që të jetë sundues! Me katër bomba...

“PD do shpallet...”, paralajmërimi i fortë i Ngjelës
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë në 7 korrik? Spartak Ngjela nxjerr zbuluar planin e Berishës dhe paralajmëron: Presion ndaj...

Çfarë pritet të ndodhë në 7 korrik? Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

Maks Haxhia i përgjigjet 'flakë për flakë' Edi Ramës

Maks Haxhia i përgjigjet 'flakë për flakë' Edi
x
BREAKING NEWS

"Si takohesh me burrin biznesmen?"/ 'Çoroditet' Edi Rama, nuk e mbajnë nervat gjatë konferencës, merr vendimin drastik për gazetarin

"Si takohesh me burrin biznesmen?"/ 'Çoroditet' Edi
x

Politike

Harta e re Gjyqësore shkakton debate të forta dhe kaos në vend, avokatët në Krujë bojkotojnë seancat e gjyqit dhe nisin protestat

Harta e re Gjyqësore shkakton debate të forta dhe kaos në vend,

Avokatë të Kurbinit, Lezhës dhe të Krujës u bënë bashkë ditën e djeshme në bojkotin e seancave gjyqësore duke protestuar kundër hartës se re gjyqësore. Gjykata e Krujës nuk do të ekzistojë më, në se merret miratimi për hartën dhe qytetarët apo grupet e interesit do t’u shërbehet në gjykatën e shkallës së parë në Tiranë. “Ky projekt cenon rëndë interesin e qytetarëve. Edhe nesër një investitor i huaj do të vij të investoj në qytetin e Krujës, gjëja e parë që do pyes është ku është gjykata. Taksat për qytetarin do të jenë më të larta”, thanë avokatët. Në mbështetje të tyre në protestë ishte edhe deputetja e Krujës Andia Ulliri. “Dhe çdo gjë me mbylljen e këtyre gjykatave do të kaloj në kolaps, sepse një qytet i tillë ka nevojë për njerëzit e tij, ka nevojë që ketë çështje gjyqësore të trajtohen siç duhet, nuk duhet të kalojnë afatet e tyre”, u shpreh Ulliri. Në gjykatën e Krujës avokatët  ndërsa protestojnë, marrin pjesë vetëm në masat e sigurisë. Harta e Re Gjyqësore e KLGJ ka shkaktuar reagime të ashpra. Kujtojmë këtu paralajmërimin e kryetarit të Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, i cili deklaroi se çdo avokat që thyen vendimin e Komitetit Drejtues për bojkotim të seancave gjyqësore, do të procedohen për thyerje disiplinore duke rrezikuar dhe heqjen e licencës së ushtrimit të aktivitetit. Avokati i njohur bëri me dije se nëse nuk do të rishikohet drafti i hartës së re gjyqësore së bashku me argumentet dhe kundërshtimet e avokatëve nga ana e qeverisë dhe institucioneve të tjera, atëherë Dhoma e Avokatisë do të mblidhet për të marrë një vendim të ri në të ardhmen. “Do bëjmë dhe kërkesë gjykatës që nuk do të marrim pjesë për shkak të këtij vendimi. Masat e sigurisë në mënyrë absolute nuk do të bojkotohen. Nëse avokatët nuk i binden urdhrit të Dhomës të Avokatëve për bojkot, do procedohen ose do merren masa deri në heqjen e licencës. Nëse nuk do të merret parasysh, Komiteti Drejtues do mblidhet për të përcaktuar qëndrimin që do të ndjekim ", deklaroi Maks Haxhia.