Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Politike

“Heqja e ligjit të luftës, gur themeltar për të hapur një epokë të re”, kryeministri Rama jep mesazhet e forta politike nga Athina

“Heqja e ligjit të luftës, gur themeltar për të hapur

Gjatë vizitës së tij në Greqi, kryeministri Rama zhvilloi një takim me emigrantët shqiptar në vendin fqinj, ku foli edhe për ligjin e luftës.

Rama tha se heqja e ligjit të luftës është gur themeltar, për të hapur një epokë të re në marrëdhëniet dy-palëshe.

“Me qeverinë greke jemi në një situatë pozitive për të trajtuar problematikat. Hapi që hodhi Mitsotakis në parlament për lejet e drejtimit ishte akt i vullnetit të mirë. Duam marrëdhënie të mira mes dy vendeve. Kemi akoma çështje për të trajtuar disa çështje. Ligji për patentat në Greqi, lajm i mirë. Heqja e ligjit të luftës është gur themeltar për të hapur një epokë të re.

Për detin, zgjidhja më e mirë është drejtimi i problemit tek Gjykata Ndërkombëtare. Ramë dakord që shqiptarët në Greqi të gëzojnë të drejta dhe grekët në Shqipëri po ashtu të gëzojnë të drejta. Ne gjithmonë kemi respektuar grekët në Shqipëri.  Mitsotakis dëshiron të ndërtohen marrëdhënie të mira mes dy vendeve e popujve.”, deklaroi Rama në Athinë.