BREAKING NEWS

Yuri Kim i dha mesazhin e fortë, Lulzim Basha bën lëvizjen urgjente

Yuri Kim i dha mesazhin e fortë, Lulzim Basha bën lëvizjen
x

Politike

Heqja e taksës ndaj Serbisë, Ramush Haradinaj hedh akuzën e rëndë për Albin Kurtin: Ka interesa direkte mbi...

Heqja e taksës ndaj Serbisë, Ramush Haradinaj hedh akuzën e

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka akuzuar sot kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, duke thënë se ai po e heq taksen me Serbinë për shkak të interesave ekonomike që ka me Serbinë.

Gjatë intervistës dhënë në emisionin Frontal, ish-kryeminstri është shprehur i bindur së Kurti dhe njerëzit e tij kanë interesa tregtare me Serbinë.

“Kjo qeveri ka interesa të ndërlidhura, pra interesa tregtare me Serbinë”, ka thënë Haradinaj.

Ish-kryeministri e ka sqaruar se kjo akuzë e tij ka të bëjë drejtpërdrejtë me kryeministrin në detyrë.


“Po direkt Albin Kurti, shihet që nuk e ka heq taksen me kriju një kundër vlerë me Amerikën, as me askënd. E hoqi vetëm në raport me Serbinë. Edhe shihet që njerëzit rreth Kurtit, ata që e rrethojnë, apo Albin Kurti ka interesa direkt të lidhuar me ekonominë e Serbisë”, ka thënë Haradinaj.